Gazeta Shqiptare

Bushati kërkon ndjesë për ujin në Kuvend, Rama: Nuk jemi si opozita

Progres- raporti për Shqipërinë, Mogherini e Hahn në Tiranë më 7 prill Ministri: Basha e Kryemadhi ndihen keq për çeljen e negociatav­e

- Darina Tanushi

Përfaqësue­sja e Lartë e Bashkimit Europian për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë dhe zv. presidente e Komisionit Europian, Federica Mogherini dhe Komisioner­i Europian për Zgjerim, Johanes Hahn pritet të vijnë në Tiranë pikërisht më 17 prill. Ndërsa pritet që atë ditë Komisioni Evropian të japë rekomandim­in e tij për nisjen e bisedimeve me Shqipërinë për negociatat e anëtarësim­it në BE, dy drejtuesit e lartë do t'u dorëzojnë autoritete­ve shqiptare progres- raportin e KE- së. Pritet që ky raport të jetë pozitiv për Shqipërinë, ndërkohë që më tej do të duhet vendimi i vendeve anëtare të BE- së për t'u mbushur atyre mendjen të votojnë "pro" hapjes së negociatav­e. Ndërkohë dje, ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati deklaroi pas seancës së rrëmujshme të parlamenti­t se askush nuk mund të djegë rrugëtimin evropian të shqiptarëv­e. "Shqipëria i ka përmbushur detyrat e shtëpisë për marrjen e rekomandim­it të shumëpritu­r dhe askush nuk mund ta djegë këtë stacion të ri të rrugëtimit tonë europian", u shpreh Bushati, ndërsa kërkoi ndjesë për veprimin e tij në Kuvend. Po për këtë reagoi dje edhe kryeminist­ri Edi Rama. "Ditmir Bushati reagoi sot ( dje) instinktiv­isht ndaj një agresioni të shëmtuar dhe gaboi. Kërkoi ndjesë publike e prapësepra­pë u ndëshkua. Sepse për ne rregullat vlejnë njësoj për të gjithë dhe ne nuk jemi njësoj si ata që jo vetëm s'e njohin ndjesën, po janë krenarë për shëmtitë e tyre!", u shpreh Rama. Gjatë seancës së djeshme, ministri Bushati u hodhi ujë deputetëve të opozitës. Për këtë ai u shpreh në një status në rrjetin social "Facebook": "Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit të ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të

sharave vulgare! U kërkoj ndjesë qytetarëve për faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtë­sinë në ato kushte krejt të papranuesh­me për çdo mjedis publik, e lëre më pastaj për një Kuvend demokratik. Por - vijoi ministri më tej - reagimi im në atë skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjithëve, edhe njëherë tjetër në sytë e

prindërve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjës­isë së dhunuesve recidivë të bashkëjete­sës parlamenta­re. Të cilët ushqejnë publikun me farmakun e gjuhës vulgare, duke u bërë shembulli udhëheqës për çdo rrëmujaxhi e shkatërrue­s potencial të aspiratave të qytetareve të zakonshëm të këtij vendi". "Njësoj siç tentuan të bllokojnë reformën në drejtësi me çdo mjet dhe siç tentuan të shkatërroj­në zgjedhjen për të bllokuar vetingun, ata sot po tentojnë të bllokojnë të ardhmen e Shqipërisë Evropianë. Nuk ia dolën atëherë, nuk do t'ia dalin dot as tani. Edhe njëherë ndjesë për çka unë personalis­ht nuk munda të evitoj sot", tha dje Bushati.

"Salla e Kuvendit, nga një hapësirë ku, si në çdo vend të botës demokratik­e, duhet të triumfojë debati i civilizuar, është kthyer nga Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi në një skenë turpëruese, ku opozita me çdo kusht kërkon të vrasë fjalën argumentin dhe vetë ligjësitë e bashkëjete­sës demokratik­e", nënvizoi ministri. "Javën e ardhshme Shqipëria dhe

shqiptarët presin një lajm të një rëndësie të posaçme: Rekomandim­in e Komisionit Evropian për çeljen e negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Evropian. Në vend që të ishim sot të gjithë bashkë, për këtë sukses të Shqipërisë, jo të qeverisë, të shqiptarëv­e pa dallim, jo të një pale në Kuvend, jemi të ndarë keqas nga një opozitë që investohet çdo ditë e më shumë

për ta kthyer këtë vend në një problem për miqtë e partnerët e Shqipërisë", theksoi ai. "Është e qartë: Sa më shumë i afrohemi BE- së, sa më të shumta e konkrete bëhen rezultatet e reformave dhe veçanërish­t të Reformës në Drejtësi dhe Vetingut, aq më keq ndjehen dhe sillen me vetë Shqipërinë, Lulzim Basha e Monika Kryemadhi", tha Bushati.

 ??  ?? Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe Adriatik Llalla
Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu dhe Adriatik Llalla

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania