Gazeta Shqiptare

Balla: Ajo që bëri opozita në Kuvend nuk i bën mirë integrimit të vendit

Kreu i grupit parlamenta­r të PS takon raporterin e BE në Bundestag

-

Kryetari

i grupit par lamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla u takua dje pasdite me deputetin e Bundestagu­t gjerman, Manuel Sarrazin, i cili është raportues për Bashkimin Europian në Bundestag. Pas takimit, Balla u shpreh se Shqipëria është në një moment shumë të rëndësishë­m në rrugën e saj drejt BE- së dhe stacionin e radhës ka rekomandim­in që Komisioni Europian do t'u sugjerojë vendeve anëtare, të cilat përmes vendimmarr­jes në këshill marrin vendimin përfundimt­ar për hapjen e negociatav­e. Sipas Ballës, ditët dhe javët në vijim janë shumë të rëndësishm­e, sepse hapja e negociatav­e nuk duhet konsiderua­r si një fitore e PS- së, si partia qeverisëse e vendit, por duhet konsiderua­r si një moment historik për të gjithë shqiptarët. Ndërsa sa i takon dhunës së opozitës në sallën e parlamenti­t, Balla tha se është për të ardhur keq që në këto ditë të rëndësishm­e për Shqipërinë dhe shqiptarët, fotografia që opozita ofroi sot ( dje) në Kuvendin e Shqipërisë nuk i bën aspak mirë këtij procesi. "Unë jam shpresëplo­të që grupet e mëdha politike në parlamenti­n gjerman do ta mbështesin, por edhe të Gjelbrit që janë një numër jo i paktë, po edhe Liberalët. Duhet të kemi parasysh që grupi i ekstremit të djathtë me siguri nuk do të jetë në favor të kësaj, sa kohë që nuk janë në favor as të BE", tha Balla. Më herët ai tha se, "dhuna e opozitës në Kuvend është kundër hapjes së negociatav­e të Shqipërisë me Bashkimin Europian, në mbrojtje të gjyqtarëve të korruptuar".

 ??  ?? Momenti i hedhjes së ujit nga Bushati, dje në parlament
Momenti i hedhjes së ujit nga Bushati, dje në parlament
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania