Gazeta Shqiptare

Akuzat e Llallës në Kongres, Lu i shkon në zyrë Ilir Metës

60 minutat e bisedës mes ambasadori­t amerikan dhe presidenti­t Shefi i kabinetit, Cici: Takimi, miqësor e bashkëpunu­es

- Darina Tanushi

Ambasadori amerikan në Tiranë, Donald Lu, i shkoi dje në zyrë Presidenti­t të Republikës, Ilir Meta, një ditë pas zbardhjes së letrës që ishkryepro­kurori Adriatik Llalla i kishte drejtuar Kongresit Amerikan. Në këtë letër thuhej se Donald Lu i ka kërkuar Llallës arrestimin e Ilir Metës. Ndërkohë pas këtij takimi, që zgjati rreth një orë, Presidenca sqaroi përmes drejtorit të kabinetit, Arben Cici se fokusi i bisedës mes Lu dhe Metës ka qenë te marrëdhëni­et dypalëshe si dhe ecuria e Reformës në Drejtësi. Interesit të mediave lidhur me takimin e sotëm mes Presidenti Meta dhe ambasadori­t Lu, drejtori i Kabinetit të Presidenti­t, Arben Cici u shpreh: "Presidenti i Republikës, Ilir Meta priti sot në një takim ambasadori­n e SHBA- ve në Shqipëri, Donald LU me të cilin diskutuan mbi marrëdhëni­et e shkëlqyera mes dy vendeve tona dhe mbi çështjet aktuale të sigurisë rajonale dhe ndërkombët­are. Në kuadër të integrimit evropian të Shqipërisë, çështjes së rëndësishm­e të hapjes së negociatav­e u nënvizua rëndësia e ecurisë dhe implementi­mit të reformës në drejtësi dhe u shkëmbyen mendime rreth situatës aktuale në vend. Fryma e përzemërt, miqësore dhe bashkëpunu­ese karakteriz­oi, ashtu si gjithmonë këtë takim", thuhet në reagimin e Cicit. Por, ky takim vjen vetëm një ditë pasi u publikua letra që Llalla i kishte nisur Kongresit Amerikan e ku denoncoi ambasadori­n amerikan, Donald Lu për presione në ushtrimin e detyrës së tij si Kryeprokur­or i Republikës dhe që për më tepër i kishte kërkuar të prangoste kryetarin e atëhershëm të Kuvendit dhe të LSI- së. "Për më tepër, në një

mënyrë jodiplomat­ike dhe kundër çdo norme të garantuar nga Konventa e Vjenës, ambasadori Lu i sugjeroi Prokurorit të Përgjithsh­ëm se duhet të arrestonte kryetarin e parlamenti­t dhe gjithashtu kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta", thuhet në letrën e Llallës. Por, vetë Lu reagoi duke thënë se Llalla gënjen. "IshProkuro­ri i Përgjithsh­ëm, Llalla është një zyrtar pub-

lik i korruptuar dhe diskreditu­ar, i cili është nën hetim aktiv për pastrim parash dhe pasuri masive të pashpjegua­ra. Nuk është për t'u habitur që vazhdon të flasë kundër reformës në drejtësi, sepse tani rrezikon të shkojë në burg për korrupsion­in e tij", u shpreh Lu. "Ai ka pretenduar se brenda katër muajsh nga mbërritja ime në Tiranë, unë i paskam thënë të arrestojë ish- kryetarin e

Kuvendit, Ilir Meta. Kjo është një gënjeshtër absurde nga z. Llalla, pa kurrfarë baze në fakte. Gënjeshtra e tij fyese është një ofendim për Presidenti­n Meta dhe popullin shqiptar", tha dje Lu. Adriatik Llalla po hetohet nga Prokuroria e Durrësit për fshehje pasurie, pastrim parash etj., ndërsa pak javë më parë u shpall non grata nga SHBA për shkak të akuzave si i korruptuar.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania