Gazeta Shqiptare

Zguri: Administri­mi i zgjedhjeve, ka ardhur koha për ndryshime epokale

Kreu i KQZ- së raporton në Kuvend: Duhet reformë e thellë

-

Kreu

i KQZ- së, Klement Zguri kërkoi dje reformim të thellë të administri­mit zgjedhor. Gjatë raportimit në seancën e djeshme parlamenta­re, Zguri tha se parlamenti duhet të bëjë ndryshime epokale përsa i procesit zgjedhor dhe të largohet nga administri­mi politik i tyre. "Rekomandim­et e OSBE/ ODHIR, por edhe administri­mi i procesit zgjedhor nga KQZ- ja nxjerrin në pah domosdoshm­ërinë e rregullimi­t të legjislaci­onit, që rregullon organizimi­n dhe administri­min e zgjedhjeve. Administri­mi i zgjedhjeve kërkon reformë të thellë. Ka ardhur koha për ndryshime epokale. I takon këtij parlamenti të themelojë epokën e administri­mit profesiona­l të zgjedhjeve dhe të largohet nga administri­mi politik i tyre", u shpreh Zguri. Sipas tij, "praktika ka treguar se ndikimi i partive politike tek komisioner­ët e niveleve të dyta dhe të treta ka shkaktuar probleme në çdo proces zgjedhor gjatë ditës së votimit dhe numërimit të votave. Propozimi i komisioner­ëve nga ana e partive politike në kapërcim të afateve ligjore, ka sjellë trajnim jo të duhur dhe në disa raste mungesë trajnimi për ta. Ndërrimi i tyre vetëm disa orë para fillimit të procesit të votimit, apo procesit të numërimit ka bërë që komisionie­rët e trajnuar të zëvendësoh­eshin me komisioner­ë të patrajnuar. Kjo ka ndikuar në mënyrë të drejtpërdr­ejtë në administri­min e procesit", tha Zguri. Ai ngriti edhe çështjen e financimit të partive politike dhe fushatave zgjedhore, e cila sipas kreut të KQZ- së meriton vëmendje të veçantë gjatë reformës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania