Gazeta Shqiptare

Gjoba tregtarëve në Shkodër, Krimet e Rënda dënojnë 4 të pandehurit

Prokuroria: Krijuan një skemë përfitimi të paligjshme, duke u marrë pagesa bizneseve private Në total 43 vite heqje lirie për të akuzuarit

-

Në vijim të procesit gjyqësor për të aku zuarit për gjobëvënie ndaj tregtarëve dhe biznesmenë­ve në Shkodër, Gjykata e Krimeve të Rënda shpalli ditën e djeshme vendimin përfundimt­ar për katër nga 7 të arrestuari­t. Katër të pandehurve u është ulur një e treta e masës së dënimit, pasi përfituan nga gjykimi i shkurtuar. Konkretish­t, Muhamet Lici, i cili është konsiderua­r më herët si kreu i grupit kriminal u dënua me 13 vite burg, Abedin Bajraktari me 11 vite burg, Besmit Domnori me 9 vite burg dhe Denis Skutina me 10 vite burg. Më herët Prokuroria e Krimeve të Rënda dorëzoi në gjykatë dosjen për 7 anëtarët e grupit të gjobëvënës­ve, të cilët shantazhon­in tregtarët në Shkodër. Sipas organit të akuzës, të pandehurit u vendosnin gjoba 1000 deri në 3000 lekë tregtarëve për të mbrojtur dyqanet në tregun e Shkodrës. Operacioni për goditjen e këtij grupi u realizua në mars të vitit 2017, megjithëse disa nga tregtarët thanë se paratë ua kanë dhënë me dëshirën e tyre për t'u ruajtur dyqanet.

ARRESTIMI I GJOBËVËNËS­VE

Më datë 04.03.2017 u finalizua operacioni­n policor i koduar "ILLEGAL BILLS", ku ranë në pranga gjobëvënës­it e tregtarëve nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër. Ky operacion policor është përmbyllur në kuadër të një hetimi 6mujor të zhvilluar nga shërbimet e specializu­ara të Drejtorisë Vendore të Policisë së Shkodrës, në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë për Krimet e Rënda, Tiranë. Të pandehurit akuzohen për kryerjen e veprave penale "Shtrëngim me anë të kanosjes për marrjen e pa- surisë" dhe "Krijimit të grupit të strukturua­r kriminal". Grupi i gjobëvënës­ve përbëhej nga shtetasit Muhamet Mustafa Lici, i vitlindjes 1992, lindur dhe banues në Lagjen "Guerrile" Shkodër, i dënuar më parë me 4 vjet e 8 muaj burgim për veprën penale të "Prodhimit dhe mbajtje pa leje të armëve dhe municionit luftarak"; Abedin Eljaz Bajraktari, i vitlindjes 1990, lindur dhe banues në lagjen "Guerrile" Shkodër, në gjendje gjyqësore "i dënuar"; Denis Zaim Skutina, i vitlindjes 1993, në Shkodër dhe banues në Lagjen "Naim Gjylbegu"; Shtetasi G. S., i vitlindjes 2000, lindur dhe banues në Lagjen "Naim Gjylbegu", Shkodër; Besmir Merzuk Domnori, i vitlindjes 1993, lindur dhe banues në Lagjen "Qemal Stafa" Shkodër; Gëzim Ragip Vajushi, i vitlindjes 1960, i lindur e banues në lagjen "Ahmet Haxhia", i dënuar; Fatmir Vehbi Dibra, i vitlindjes 1964, lindur dhe banues në lagjen "Kongresi i

Përmetit", Shkodër. Këta shtetas në bashkëpuni­m me njëri- tjetrin, me anë të shtrëngimi­t, dhunës dhe kanosjes kishin ngritur një skemë përfitimi të paligjshëm duke u marrë pagesa çdo muaj bizneseve private, të cilat ushtronin aktiviteti­n në zonën e njohur si "Tregu i Zdrales" dhe "Rruga e Gjenë e Kirasit", Shkodër. Gjatë kontrollev­e të banesave, janë sekuestrua­r në cilësinë e provës materiale dy automjete, një autoveturë "Mercedez Benz" i blinduar dhe një autoveturë "Fiat", 7 telefona celularë, 6 uniforma kamuflazhi, një targë automjeti BP 1065 HT, një palë dylbi, tri skafandra motori, një sasi lënde narkotike e llojit kanabis sativa, fletore shënimesh, me shënime të emrave të personave dhe lekët.

 ??  ?? Operacioni­n policor i koduar "ILLEGAL BILLS", ku ranë në pranga gjobëvënës­it e tregtarëve
Operacioni­n policor i koduar "ILLEGAL BILLS", ku ranë në pranga gjobëvënës­it e tregtarëve

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania