Gazeta Shqiptare

Sulmi me kallashnik­ov ndaj lokalit të të "fortit" të Fierit, policia: Paralajmër­im për Agim Boriçin

Shoqërohen disa persona. Ngjarja, për shkak të konfliktev­e

-

FIER - Një ditë pas sulmit me breshëri kallashnik­ovi ndaj lokalit të të "fortit" të Fierit, Agimi Boriçi, zbardhen detaje të reja në lidhje me këtë ngjarje të rëndë që tronditi banorët e zonës. Burime zyrtare nga Drejtoria e Policisë së këtij qarku dje bënë me dije për "Gazeta Shqiptare" se atentati, i cili kishte në shënjestër 47vjeçarin ishte një mesazh i fortë ose paralajmër­im për këtë të fundit. "Autorët që qëlluan me armë zjarri nga një automjet tip ' Reno' ndaj lokalit të Agim Boriçit në lagjen ' 8 Shkurti' nuk kanë pasur si qëllim të vrisnin, por thjesht e kanë paralajmër­uar atë. Dyshohet se ngjarja mund të ketë marrë shkas për konflikte të kohëve të fundit. Ndërkohë, po hetojmë dhe në pista të tjera për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje", thanë burimet policore. Po sipas këtyre burimeve, në momentin që është qëlluar me breshëri kallashnik­ovi, në lokal ndodhej Agim Boriçi dhe vëllai i tij. Mësohet se pas atentatit dhe gjetjes së makinës së djegur të autorëve në lagjen "15 Tetori" të qytetit të Fi- erit, blutë kanë shoqëruar dhe marrë në pyetje disa persona. Bëhet fjalë për dëshmitarë okularë, të cilët kanë qenë të pranishëm në lokal në momentin që është qëlluar me breshëri automatiku si dhe pjesëtarë të familjes Boriçi. Pavarësish­t hetimeve të kryera nga grupi hetimor, ende nuk është bërë e mundur identifiki­mi dhe vënia në pranga e agresorëve. Nga ana tjetër, banorë të lagjes "8 Shkurti" thanë për "Gazeta Shqiptare" se ishte fat i madh që nuk pati viktima, por vetëm dëme materiale. "Personat që qëlluan në drejtim të lokalit kanë rrezikuar jetë njerëzish. Afër lokalit gjenden dy shkolla dhe nga plumbat mund të vriteshin edhe fëmijë. Jemi terrorizua­r nga ajo që ndodhi", u shprehën banorët. Ngjarja ndodhi rreth orës 11: 50 të së mërkurës. Lokali i të "fortit" të Fierit u qëllua me breshëri plumbash nga një automjet tip "Reno" me targa greke YNK 1329. Dyshohet se autorët e sulmit kanë qenë dy persona, të cilët më pas u larguan me shpejtësi në drejtim të Semanit dhe vetëm pak minuta më pas ata i vunë zjarrin makinës pranë stacionit të trenit.

 ??  ?? Lokali i Agim Boriçit, që u sulmua me kallashnik­ov
Lokali i Agim Boriçit, që u sulmua me kallashnik­ov

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania