Gazeta Shqiptare

Flet avokati i Mario Majollarit: Jeta në Suedi e 28- vjeçarit

Gjakmarrja ndaj të riut në Kinostudio, historia e panjohur e djaloshit fatkeq Maravgi Staifo: Kërcënimin e ndjente për shkak të së shkuarës nga i ati

-

Indjerë në rrezik dhe i pambrojtur në vendin e tij, përballë të shkuarës që e përndiqte prej 18 vitesh, Mario Majollari, i riu 28vjeçar, i cili ra pre e gjakmarrje­s, tentoi për një periudhë të gjatë t'i jepte zgjidhje situatës ku ndodhej. Ai ishte i bindur se një ditë, hasmi i krijuar pikërisht prej dorës së babait të tij do të lante gjakun e derdhur vite më parë. Ndoshta Suedia ishte mundësia e tij për të pasur një jetë të sigurt. Në një intervistë ekskluzive për "Gazeta Shqiptare", avokati mbrojtës i të ndjerit, Maravgi Staifo, na tregon tentativat e shumta të Marios për të siguruar azil në Suedi. I tronditur nga lajmi, avokati shprehet se bordi i emigrimit e refuzoi kërkesën e Marios për azil me arsyetimin se të riut mund t'i sigurohej mbrojtje nga autoritete­t shqiptare. "I riu e përshkroi situatën në Shqipëri dhe tregoi se nuk ishte e mundur të merrje mbrojtje, ndoshta për shkak të traditave të vjetra që mbart vendi si në rastin e gjakmarrje­s. Ai u shpreh se nuk ndihej i sigurt në situatën që gjendej. Mendoj se bordi e dinte situatën në Shqipëri, por i thanë që duhet të përpiqej në çdo mënyrë që të merrte sigurinë në vendin e tij", tregoi avokati Maravgi Staifo. Pas refuzimit të azilit, Mario u përpoq të qëndronte larg Shqipërisë duke shkuar në destinacio­ne të ndryshme për të jetuar si Belgjikë, Gjermani apo Oman. 28vjeçari kishte vetëm dy muaj që ishte kthyer në vendit e tij dhe mbrëmjen e 10 prillit, pikërisht poshtë banesës ku jetonte me ma- manë dhe të motrën, ai u qëllua me tri plumba dhe gjeti vdekjen e menjëhersh­me.

Zoti Maravgi Staifo, ju keni qenë avokati i Mario Majollarit në Suedi. Kur daton takimi juaj i parë?

Unë kam qenë avokati mbrojtës i Marios, e takova në vitin 2014 dhe ishte klienti im deri në dhjetor të 2016ës. Kur dikush aplikon për azil, bordi i emigrimit i cakton një avokat, në qoftë se klienti nuk ka mundësi ta paguajë dhe në këtë mënyrë ai u vu në kontakt me mua.

Çfarë të tha për situatën e tij në Shqipëri, cila ishte arsyeja që kishte aplikuar për azil?

Siç e dini, ai bëri një aplikim për azil pasi ndihej i kërcënuar në vendin e tij, për shkak të gjakmarrje­s. Kjo ishte arsyeja reale pse kërkonte të largohej nga Shqipëria. Bordi i emigrimit e besoi historinë e tij, por i thanë se duhet të kërkojë mbrojtje nga autoritet shqiptare. Bordi arriti në konkluzion­in që në bazë të informacio­nit që dispononte, ishte e mundur që Mario të merrte mbrojtje në vendin e tij.

Cila ishte konkretish­t arsyeja e refuzimit për përfitimin e azilit?

Brodi vendosi të refuzojë aplikimi e tij, sepse Mario duhet të kërkonte dhe të aplikonte për mbrojtje tek autoritete­t shqiptare. I riu e përshkroi situatën në Shqipëri dhe tregoi se nuk ishte e mundur të merrje mbrojtje, ndoshta për shkak të traditave të vjetra që mbart vendi, si në rastin e gjakmarrje­s. Ai u shpreh se nuk mund të merrte një mbrojtje në situatën që gjendej. Mendoj se bordi e dinte situatën në Shqipëri, por i thanë që duhet të përpiqej në çdo mënyrë që të merrte siguri në vendin e tij.

Kishte mungesë dokumentac­ioni që vërtetonte situatën e tij?

Bordi i emigrimit dis- ponon informacio­ne se si është situata në Shqipëri, që nuk është 100% e sigurt, por pavarësish­t kësaj, i thanë që autoritete­t e vendit të tij mund t'i jepnin mbrojtje. Ata nuk i thanë se nuk e besonin historinë e tij, por se nuk ishte përpjekur mjaftueshë­m në vendin vet përpara se të vinte në Suedi. Nuk besoj se bordi ka një kontakt direkt me autoritete­t shqiptare, ata kanë informacio­ne nga organizata të shumta ndërkombët­are, të cilat i shpjegojnë cila është situata në shtete të ndryshme. Si proceduat më tej? Ne u përpoqëm të përsh- kruanim përpara autoritete­ve suedeze se Mario nuk e kishte të mundur të merrte një mbrojtje, por nuk arritëm të siguronim aprovim për azil. Mesa kuptova nuk ishte e mundur që Mario të merrte siguri në vendin e tij, unë besova tek ai, por nuk u bë e mundur t'i ofrohej azili.

Çfarë ju tregoi Mario për të shkuarën e tij, pse ndihej ai i rrezikuar? Kishte marrë ndonjë kërcënim direkt nga ndonjë person në Shqipëri?

Klienti im, Mario, u shpjegoi autoritete­ve në Suedi se ndihej i kërcënuar dhe i rrezikuar në vendin e tij për shkak të së shkuarës dhe u tregua shumë i qartë në atë çfarë e shqetësont­e. Ai nuk deklaroi të ketë pasur një kërcënim direkt nga ndonjë person, por ndihej i rrezikuar prej krimit që kishte kryer babai i tij vite më parë. Rreziku ishte karshi familjes së tij për shkak të së shkuarës së të atit.

Kur e takuat për herë të fundit, si mund ta përshkruan­i gjendjen e Marios, ndihej i frikësuar?

Marion e takova për herë të fundit në dhjetor të vitit 2016, u përpoqëm shumë që atij t'i ofrohej një zgjidhje. Kur dëgjova çfarë i kishte ndodhur, u trishtova shumë. Jam shumë i pikëlluar. Ky është një demonstrim i qartë se kishte të drejtë në atë që na tha. Do dëshiroja shumë t'i ishte ofruar një zgjidhje.

 ??  ?? Viktima Mario Majollari
Viktima Mario Majollari
 ??  ?? Avokati mbrojtës i 28- vjeçarit, Maravgi Staifo
Avokati mbrojtës i 28- vjeçarit, Maravgi Staifo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania