Gazeta Shqiptare

100 euro për të kaluar drejt zonës Shengen, pranga dy punonjësve të Policisë Kufitare

-

SHKODËR - Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në bashkëpuni­m me Prokurorin­ë e Shkodrës kanë goditur një tjetër rast të shpërdorim­it të detyrës. Mësohet se SHÇBA kishte regjistrua­r procedimin penal mbi bazën e informacio­neve që kishte siguruar më herët, për dyshime se rezultonin të implikuar edhe punonjës të policisë. Pas një hetimi me metoda speciale, u bë e mundur të dokumentoh­ej ky aktivitet, ndërsa u ndaluan dy efektivë të Policisë Kufitare. Bëhet fjalë për Luan Xhekën, me detyrë ndihmëskon­tollor në Pikën e Kalimit Kufitar të Muriqanit dhe Bardhok Preçin, me detyrë përgjegjës turni në Stacionin e Policisë Kufitare në Shëngjin. Burime zyrtare nga policia dje bënë me dije se ata akuzohen për veprën penale të "Shpërdorim­it të detyrës", ndërsa gjykata ka vendosur ndaj tyre masën e sigurisë "Arrest në burg". Hetimet kanë dokumentua­r se kundrejt pagesave që shkonin deri në 100 euro, këta punonjës policie duke shpërdorua­r detyrën, lejonin kalimin në pikat kufitare të shtetasve shqiptarë që u ishte ndaluar udhëtimi në zonën Shengen, si dhe regjistron­in e vulosnin fiktivisht pasaportat e shtetasve të ndryshëm për të evituar shkeljen e afatit të qëndrimit në zonën Shengen. Materialet ndaj dy efektivëve të policisë i janë përcjellë për hetime të mëtejshme prokuroris­ë. Nga ana tjetër, SHÇBA fton qytetarët dhe mediat të denoncojnë çdo rast paligjshmë­rie të konstatuar apo korrupsion­i, ku janë të implikuar punonjës të policisë, në numrin falas 0800 90 90 ose të shkruajnë në adresën ankesa @ shcba. gov. al.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania