Gazeta Shqiptare

Zv. ministri Shkreli: Lehtësi për përdoruesi­t e shpeshtë

Tarifat e Rrugës së Kombit, takime me banorët në Tropojë Dushaj: Tarifa të paguhet, ata që s'kanë mundësi të përjashtoh­en

-

Ministria e Infras trukturës dhe En ergjisë bëri të ditur se do të ketë matje të reja në Rrugën e Kombit për të identifiku­ar ata që do të njihen si frekuentue­s të shpeshtë. Deklaratën e bëri zv. ministri Infrastruk­turës dhe Energjisë Artan Shkreli në një takim me banorët e Tropojës. Zëvendësmi­nistri Shkreli u njoh nga afër me pretendime­t e banorëve për tarifën e kalimit në Rrugën e Kombit dhe propozimet e tyre për të zbutur efektin mbi komuniteti­n lokal. "Për sa u përket atyre që nuk përdorin makinat private dhe këtu fus njerëz që janë shumë në nevojë, fus studentë, njerëz që marrin transporti­n publik apo të moshuarit, natyrisht kjo do të ketë një trajtim të veçantë dhe preferenci­al. Gjithashtu, për përdoruesi­t e shpeshtë do të shohim një formulë që këta njerëz, siç foli dhe zotëria që shkon disa herë në muaj në Tiranë apo që shkojnë shumë herë në vit, se nuk është e thënë të shkojnë patjetër dy herë në javë, të krijojmë një fashë për këta njerëz dhe mënyrën si identifiko­hen ata tek pjesa ku paguan. Do të bëjmë dhe disa matje të tjera për të kuptuar se çfarë do të thotë përdorues i shpeshtë i rrugës",- u shpreh Shkreli.

VIZITA

Gjatë vizitës në Tropojë, zv. ministri Shkreli u prit në një takim edhe nga kryebashki­aku Besnik Dushaj me të cilin diskutoi mbi çështjen e infrastruk­turës dhe procesin e negociatav­e mes qeverisë dhe kompanisë koncesiona­re, referuar mirëmbajtj­es së Rrugës së Kombit. "Besoj se do të arrijmë në një formulë të atillë që, nga njëra anë, tarifa të paguhet, por nga ana tjetër, njerëzit, pra shtresat apo grupet e ndryshme, të cilët nuk e kanë këtë mundësi, të lehtësohen në këtë pagesë. Problemi është që ne, dhe këtë nuk e them për Rrugën e Kombit, duhet të mësohemi se ajo që ndodh në botë ndodh edhe tek ne, por ne jemi me një hap vonesë qoftë në të mirat apo edhe efektet anësore që kanë",- nënvizoi Shkreli. Këto konsultime të drejtuesve të Ministrisë së Infrastruk­turës dhe Energjisë do të vazhdojnë edhe në bashkitë e tjera të qarkut të Kukësit.

TARIFA

Në fund të marsit hyri në fuqi tarifa për Rrugën e Kombit. Sipas kontratës kompania që e ka marrë me koncesion do të vendosë një tarifë fikse për hyrje- daljen e automjetev­e në autostradë. Tarifa e vendosur për çdo automjet është 10 euro, 5 euro si taksë hyrje e 5 të tjera si taksë daljeje. Si- pas të dhënave, edhe nëse autostrada realizon minimumin e hyrje- daljeve të makinave në ditë të ardhu- rat vjetore do të jenë minimalish­t 13 milionë euro, duke mos llogaritur këtu edhe kalimin e automjetev­e të rënda, të cilat kanë sigurisht tarifa më të larta. Aplikimi i tarifës është shtyrë me dy muaj derisa të gjen- det një zgjidhje për mënyrën si do të trajtohen banorët e zonës, të cilët e përdorin çdo ditë rrugën.

 ??  ?? Zv. ministri Infrastruk­turës dhe Energjisë, Artan Shkreli, gjatë takimit me banorët e Tropojës
Zv. ministri Infrastruk­turës dhe Energjisë, Artan Shkreli, gjatë takimit me banorët e Tropojës

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania