Gazeta Shqiptare

Akordon 40 mln euro investim nga BE dhe BERZH

Mbështetja për turizmin

-

Rreth

40 milionë euro do të investojë Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe Bashkimi Europian për zhvillimin e turizmit në Shqipëri. Gjatë një takimi me përfaqësue­s të biznesit në këtë sektor, kreu i delegacion­it të BE, Romana Vlahutin u shpreh se për zhvillimin e turizmit nuk mjaftojnë vetëm çmimet e ulëta, por investimi në ato gjëra që rajoni nuk i ofron. Përfaqësue­sja e BE renditi disa pika ku po ndërhyhet duke theksuar si të rëndësishm­e mbështetje­n financiare të ndërmarrje­ve të vogla dhe të mesme në këtë sektor. "Mjedisi është sfidë madhore , mos e nënvlerëso­ni, ka shumë për të bërë këtu për sa i përket ofertës. Ne do investojmë bashkë me BERZH 40 milionë euro ku faza e parë pilot është 20 milionë euro. Ndërmarrje­t e vogla dhe të mesme janë tejet të rëndësishm­e, në këtë kuadër ju konkurroni me tregje mjaft të zhvilluara rreth jush kështu që nuk është e lehtë. Duhet të dini për gjërat pikante, jo vetëm çmimet e ulëta. Ndërhyrja jonë tjetër në të ardhmen është qasja rajonale",- u shpreh Vlahutin. I pranishëm në këtë takim ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi u ndal te projekti për zhvillimin e turizmit, i cili do të shtrihet në katër pika kryesore në: Tiranë, Alpe, marina e bregdetit Adriatik dhe në jug. Sipas Klosit pastrimi është detyra kryesore duke lajmëruar për një tjetër aksion në datat 16- 22 prill. "Në javën që vjen dhe këtu do të doja shumë që t'u thosha të gjithëve që të ishit pjesë e aksionit tonë të pastrojmë tokën gjatë Javës së Tokës që për ne është data 16- 22 prill që është Dita e Tokës për të bërë një pastrim gjeneral të lumenjve dhe bregdetit dhe këtu të gjithë in- stitucione­t shtetërore dhe të gjithë partnerët e institucio­neve shtetërore do të jenë të angazhuar dhe këtu iu bëj thirrje dhe komuniteti­t dhe gjithë se cilit që të marrë një pjesë sado të vogël që të jetë në hartën e deteve dhe lumenjve të Shqipërisë për të bërë një pastrim total. Padyshim që pas datës 22 prill do të vazhdojmë me një cikël të pafund pastrimi dhe mbrojtje e mjedisit për të pasur mundësi që në sezonin turistik për herë të parë të jetë një sezon, i cili të ofrojë shumë buzëqeshje", u shpreh Klosi.

 ??  ?? Kreu i delegacion­it të BE, Romana Vlahutin, gjatë takimit me përfaqësue­s të biznesit
Kreu i delegacion­it të BE, Romana Vlahutin, gjatë takimit me përfaqësue­s të biznesit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania