Gazeta Shqiptare

U evidentuan 372 fëmijë në situatë rruge brenda 2017- ës, 251 marrin shërbime sociale

Manastirli­u: Të garantojmë mbrojtje për këtë kategori

-

Brenda

2017- ës janë evi dentuar plot 372 fëmijë në situatë rruge, ku 251 prej të cilëve kanë marrë ndihmën e nevojshme nga shërbimet sociale që operojnë në vend. Dje, në kuadër të ditës Ndërkombët­are për Fëmijët në Situatë Rruge, u zhvillua një aktivitet solidarizu­es ku ishin të pranishëm kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj; ministrja e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirli­u si dhe ambasadori amerikan në Shqipëri, Donald Lu. Për t'i dhënë një zgjidhje afatgjatë problemit të fëmijëve të rrugës, Veliaj tha se është i domosdoshë­m bashkëpuni­mi i të gjithë aktorëve, atyre shtetërorë dhe shoqërisë në përgjithës­i. "Jo vetëm ministria, jo vetëm bashkia, jo vetëm OJF- të, jo vetëm qendrat sociale, por kushdo qytetar që shikon një fëmijë në situatë rruge ka misionin e qytetarit që ta raportojë. Nëse dikush mendon se duke i dhënë 20 lekë në semafor ka kryer detyrën e vet qytetare, në fakt, sapo i ka vënë çmim jetës dhe çmimin e trafikimit të atij fëmije. Në disa raste situatat janë ekstreme, ku prindërit e këtyre fëmijëve na duhet t'i procedojmë edhe penalisht", - deklaroi kryebashki­aku. Ndërkohë ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale shprehu vullnetin për të adresuar çdo rast problemati­k dhe ofrimin e shërbimeve sociale. "Vëmendja jonë është tek ata fëmijë, të cilët nuk mund të gëzojnë fëmijërinë e tyre, ashtu si gjithë të tjerët, për shkak të shfrytëzim­it, neglizhimi­t, dhunës, abuzimit apo trafikimit. Ndaj, ne kemi bashkuar të gjithë forcat së bashku, ministria e Shëndetësi­së dhe Mbrojtjes Sociale, partnerët ndërkombët­arë, organizata­t e shoqërisë civile, bashkitë për të adresuar çdo rast të çdo fëmije në situatë rruge dhe për të garantuar mbrojtje dhe shërbime sociale për të gjithë fëmijët", - tha Manastirli­u. Aktiviteti­n e përshëndet­i edhe ambasadori amerikan në vendin tonë, Donald Lu, i cili deklaroi se në një kohë që Shqipëria afrohet edhe më shumë me Bashkimin Evropian, duhet të tregohet një vëmendje e shtuar edhe për fëmijët në vështirësi.

 ??  ?? Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj në aktiviteti­n e Ditës Ndërkombët­are për Fëmijët në Situatë Rruge
Kryebashki­aku i Tiranës, Erion Veliaj në aktiviteti­n e Ditës Ndërkombët­are për Fëmijët në Situatë Rruge

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania