Gazeta Shqiptare

Tërhiqet Trump, Franca gati për sulm ajror ndaj Sirisë

Emmanuel Macron: Kemi prova se qeveria siriane ka bërë sulm kimik Merkel: S’do të marrim pjesë në asnjë operacion ushtarak

-

Sulmi ndaj Sirisë mund të ndodhë shumë shpe jt ose nuk mund të ndodhë, nuk kam dhënë ndonjë shenjë mbi kohën e hakmarrjes për sulmin e dyshuar me armë kimike. Në çdo rast, Shtetet e Bashkuara, nën administra­tën time kanë bërë punë të mirë në çrrënjosje­n e Shtetit Islamik nga rajoni", deklaroi Presidenti Donald Trump ditën e djeshme. Komentet tij u bënë përmes "Twitter"it një ditë pasi e bëri thuajse të pashmangsh­me një ndërhyrje ushtarake ku paralajmër­oi Rusinë për sulme me raketa ndaj Sirisë. Ndërkohë, disa ditë më parë ai u shpreh se do t'i përgjigjet "fuqishëm" sulmit të dyshuar kimik në Duma të Sirisë. Megjithatë SHBA, Franca dhe Britania kanë zhvilluar konsulta të gjera mbi një sulm të mundshëm ushtarak jo më vonë sesa fundi i kësaj jave. Një operacion i përbashkët, Francën kryesuese e jo Shtetet e Bashkuara, mund të dërgojë një mesazh uniteti ndërkombët­ar mbi zbatimin e ligjeve parandalue­se të armëve kimike dhe për të kundërshtu­ar mbështetje­n ushtarake e politike të Rusisë e Iranit ndaj Sirisë. Presidenti francez, Emmanuel Macron tha të enjten se Franca ka prova të pakundërsh­tueshme se qeveria siriane ka sulmuar me gaz klorin. "Franca "nuk mund të tolerojë regjimet që mendojnë se gjithçka është e lejuar", u shpreh ai. Ndërkohë, kancelarja Merkel në një konferencë për media në Berlin tha se Gjermania nuk do të marrë pjesë në asnjë sulm ajror ndaj Sirisë, në kundërpërg­jigje ndaj sulmit të dyshuar kimik në qytetin Duma. "Gjermania nuk do të marrë pjesë në asnjë operacion të mundshëm ushtarak. Megjithatë, ne mbështesim të gjithë atë që po bëhet për të treguar se përdorimi i armëve kimike është i papranuesh­ëm", u shpreh Merkel. Më 7 prill, dhjetëra persona vdiqën në Duma të Sirisë, në atë që dyshohet se ka qenë një sulm kimik. Ligjvënësi­t rusë kanë paralajmër­uar Shtetet e Bashkuara se Moska do ta konsideron­te një sulm ajror mbi Sirinë si një krim lufte dhe kjo mund të shkaktonte edhe një përplasje të drejtpërdr­ejtë mes ushtrive amerikane e ruse. "Çdo raketë e lëshuar mbi Siri do të rrëzohej, ndërsa vendlëshim­et e tyre do të shënjestro­heshin", deklaroi ambasadori i Rusisë në Liban. Trump sugjeroi të hënën se nuk kishte aspak dyshime se Siria ishte fajtore, por as ai dhe as ndonjë zyrtar i lartë i administra­tës nuk kanë paraqitur prova të rënda. Kjo është në kontrast të thellë me incidentin e një viti më parë, kur qeveria amerikane kishte video dhe prova të tjera të një sulmi nga avionët sirianë që kishin përdorur gaz sarin. Atij incidenti, Trump iu kundërpërg­jigj duke lëshuar dhjetëra raketa "cruise" nga luftanijet mbi një bazë ajrore siriane.

 ??  ?? Kancelarja Merkel
Kancelarja Merkel

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania