Gazeta Shqiptare

Emigracion­i në Gjermani, ja kush ka të drejtë për asistencë

-

Vala

e madhe e migracioni­t në Gjermani ka bërë që të rritet edhe numri i atyre që marrin ndihmën sociale. Sipas raportimev­e në media, që bazohen në të dhënat e Agjencisë Federale të Punës, në fund të dhjetorit në Gjermani ka pasur 5,93 milionë vetë që marrin ndihmën sociale të shtetit të gjerman. Prej tyre afro gjysma, 2,3 milionë ka qenë të huaj. Grupimin më të madh e përbëjnë sirianët, 588.301 vetë marrin ndihmë sociale prej tyre. Të dytët në renditje janë turqit, të pasuar nga irakianët dhe afganët. Një pjesë e nevojtarëv­e vijnë edhe nga vendet e BE- së. Por jo çdokush që aplikon për ndihmën sociale mund ta marrë atë. Qytetarët e huaj duhet të plotësojnë kushte të caktuara. Së pari, ata duhet të provojnë se në Gjermani qëndrojnë në mënyrë legale dhe se kanë leje të rregullt qëndrimi. Ndërsa qytetarët që kanë ardhur në Gjermani si refugjatë e kërkojnë azil, e marrin ndihmën mbi bazën e ligjit për kontribute­t për azilkërkue­sit. Nëse u njihet azili, ata mund të aplikojnë për ndihmë sociale tek Agjencia Federale e Punës, ku duhet të provojnë se janë nevojtarë. Në përgjithës­i nga të huajt kërkohet një dokument që nuk janë vetëm për një kohë të shkurtër në këtë vend. Nëse dikush është qytetar i një vendi të BE, duhet të paraqesë një kontratë qiraje, një njoftim regjistrim­i si edhe kartën e identiteti­t. Kush vjen në Gjermani vetëm sepse kërkon punë, nuk ka të drejtë për mbështetje sociale. Në Gjermani marrin ndihma sociale qytetarë nga 193 vende të botës.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania