Gazeta Shqiptare

Skandal në Vatikan, zbulohen 64 raste pedofilie në Kili

Dosja ka zbardhur abuzimet seksuale ndaj fëmijëve

-

Vatikani

është trondi tur nga një tjetër skandal pedofilie. Një raport prej 2300 faqesh ku dokumentoh­en 64 raste abuzimi pedofilie nga kleri katolik në Kili i është dorëzuar Papa Françeskut. Raporti është hartuar nga kryetari i kongregaci­onit të doktrinës fetare në Selinë e Shenjtë, arqipeshko­pi maltez, Charles J. Scicluna. Dëshmitë e kësaj dosjeje kanë zbardhur abuzimet seksuale të kryera ndaj mjaft fëmijëve nga prifti e guida e tyre shpirtëror­e, kiliani Fernando Karadima e që janë mbajtur fshehur nga peshkopi Juan Barris Madrid. Me një letër të shpërndarë nga zyra e shtypit të Vatikanit, Ati i Shenjtë informon se ka thirrur me urgjencë në Romë peshkopët kilianë për të dialoguar mbi vendimet që duhen marrë me vlerësimet e rastit ndaj informacio­neve të shtrembëru­ara që kanë mbërritur deri më sot nga kisha kiliane. Papa Françesku ka thirrur në Selinë e Shenjtë dhe famil- jarët e viktimave të pedofilisë në Kili, të cilëve u kërkon publikisht falje. "Dëshmitë e mbledhura në Kili mbi rastet e pedofilisë nga kleri vendës dëshmojnë mjaft jetë të pafajshme të kryqëzuara e kjo më shkakton dhimbje e turp. Pranoj se kam bërë gabime serioze të vlerësimit dhe të perceptimi­t të situatës për shkak të mungesës së një informacio­ni të vërtetë e të balancuar", u shpreh Papa Françesku. Kryetari i kongregaci­onit të doktrinës fetare në Selinë e Shenjtë, arqipeshko­pi maltez Charles J. Scicluna me kërkesë të Papës ka udhëtuar në Kili e ka punuar për zbardhjen e plotë të akuzave e zërave mbi rastet e pedofilisë nga kleri vendës. Raporti prej 2300 faqesh i hartuar nga ai është dëshmia e këtij skandali të ri pedofilie, që ka turpëruar përsëri Vatikanin.

 ??  ?? Presidenti Donald Trump dhe ai francez, Emmanuel Macron
Presidenti Donald Trump dhe ai francez, Emmanuel Macron
 ??  ?? Papa Françesku
Papa Françesku

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania