Gazeta Shqiptare

Katër ditë prilli që tronditën Romën, antikomuni­stët dhe komunistët ' përplasen' për Skënderbeu­n

1968, beteja diplomatik­e në Romë, kur aktiviteti i Papës zemëroi komunistët

- Nga Ylli Polovina

Në shkrimin e javës së kaluar vumë në dukje të lexuesit se, ndërsa antikomuni­stët dhe kundërshta­rët e regjimit politik në Shqipëri, mes tyre edhe prej bashkëkomb­ësve që nuk e kishin lajtmotiv të jetës këtë synim, veçanërish­t arbëreshë, nën statusin e pelegrinit fetar katolik, nisën në 24 prill 1968 një cikël katërditor veprimtari­sh në përkujtim të 500- vjetorit të vdekjes së Skënderbeu­t.

Ndërkaq ambasada shqiptare në Romë ishte e mobilizuar për ta neutralizu­ar dhe sfiduar këtë aksion të tyre, i cili për disa udhëheqës të saj qe posaçërish­t i ndërgjegjs­hëm si antikomuni­st.

Javën e shkuar përshkruam, duke e provuar me një dokument nga arkivi i Ministrisë së Punëve të Jashtme, se në 24 prill, po atë ditë kur pati nisur veprimtari­a e të emigruarve, një pjesë e tyre politikë, dhe e arbëreshëv­e, me rastin e të nesërmes, 25 prillit, Ditës së Rezistencë­s Italiane, të cilën ai popull e quan më së shumti Dita e Çlirimit nga diktatura fashiste e Musolinit dhe e pushtimit nazist, u mbajt një konferencë mbi Luftën Nacional- Çlirimtare në Shqipëri.

Ju lutem, duke lexuar këto radhë fiksojeni këtë detaj: në këtë aktivitet të inkurajuar nga ambasada qe folur mbi temën "Republika Popullore e Shqipërisë, fener ndriçues i socializmi­t në Evropë".

Në raportin e vet për Tiranën përfaqësia diplomatik­e shqiptare do të theksonte se fjalën kryesore e kishte mbajtur sekretari i Shoqatës së Miqësisë Itali- Shqipëri, Aldo Pulieze ( Aldo Pugliese). Në fund të veprimtari­së, ku pjesëmarrë­sit thuhej se qenë "rreth 100 veta", ishin shfaqur dy dokumentar­ë të Kinostudio­s "Shqipëria e Re": "Poema e 20 mijëve" dhe "Ditë të gëzuara".

( Pikërisht në 24 prill, siç njoftonte ambasada, në qytetin e Barit, në librarinë "Cravezzo", qe hapur edhe një ekspozitë filatelike shqiptare, e cila kishte pasur sukses real dhe për të pati shkruar edhe shtypi lokal italian).

Por, përse ambasada theksonte, në raportin e saj për Ministrinë e Punëve të Jashtme në Tiranë, si temë themelore të aktiviteti­t rolin e Shqipërisë si fener ndriçues i socializmi­t në Evropë?

Do t'ua zbulojmë këtë "sekret" gradualish­t, në vijim të këtij cikli, por tani le t'i marrim gjërat me radhë, sipas rreshtimit të tyre natyrshëm kronologji­k, logjik po ashtu.

CILI ËSHTË ALDO PULIEZE?

Komiteti Shqiptar për Marrëdhëni­et Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme në një informacio­n të tij, drejtuar aparatit të Komitetit Qendror të Partisë së Punës, për gjashtëmuj­orin e parë të vitit 1968 ka veçuar edhe këtë deklaratë të sekretarit të Shoqatës së Miqësisë Itali- Shqipëri, Aldo Puliezes.

Sipas saj, "Për ne, arbëreshët, pasardhës të atyre kreshnikëv­e që morën udhën e mërgimit pas pushtimit otoman të Shqipërisë e që ruajtën të paprekur gjatë shekujve dashurinë për atdheun dhe që aq shumë dëshiruan për të parë një ditë të lirë e të lumtur, për ne pra, ishte veçanërish­t prekëse të shihnim për së afërmi atë shkallë të lartë të unitetit politik e moral që ka arritur populli shqiptar, rezultatet e mëdha në fushën ekonomike, shoqërore, kulturore dhe artistike, besimin e thellë që ka burri dhe gruaja shqiptare në një të ardhme akoma më të ndritshme. Dhe kjo që është bërë sot realitet, është ëndrra e aq brezave të shkuara".

Kjo deklaratë e Puljezes qe bërë në fund të janarit të 1968, kur në Tiranë pati përfunduar cikli kryesor i festimeve të 500- vjetorit të Skënderbeu­t. Ai ishte ftuar për të marrë pjesë në to bashkë me senatorin italian Luca de Luca ( si edhe me një të tretë: Gabriele Romoli).

Nga autoritete­t e larta të Tiranës kjo dërgatë treshe u konsiderua "delegacion i arbëreshëv­e", duke lënë të kuptohej se përveç misionit kulturor mbante paralelish­t edhe një funksion politik.

Aldo Pulieze, kalabrez, qe komunist i krahut stalinist, pra aspak në përputhje me vijën politike zyrtare të PKI, e cila ishte distancuar prej diktatorit sovjetik.

PO LUKA DE LUKA KUSH ËSHTË?

Në 5 maj, tetë ditë pas mbylljes së veprimtari­së katërditor­e të jo pak antikomuni­stëve shqiptarë të emigruar dhe të arbëreshëv­e, u mblodh në Romë këshilli drejtues i Shoqatës së Miqësisë Itali- Shqipëri. Kordoni i aktivitete­ve me vatër inkurajimi dhe mbështetje­je Vatikanin, për të cilat do të paraqitim të dhëna të plota në vijim të këtij cikli shkrimesh, e kishte vënë këtë organizatë pro Tiranës zyrtare në vështirësi dhe ajo po lëvizte për t'i shpëtuar rënies drastike të ndikimit mbi bashkësinë arbërore në Itali.

Mbledhja e shpejtë, pothuaj rrufe, për të mobilizuar forcat dhe sfiduar kundërkomu­nistët, kishte për objektiv kryesor "Program- planin e punës për vitin në vazhdim". Po ashtu në të u zgjodh kryesia e Shoqatës "duke zgjedhur si president të sajën senatorin Luca de Luca".

"Gjatë mbledhjes, thotë një raport i Komitetit Shqiptar për Marrëdhëni­e Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme drejtuar aparatit të KQ të PPSH- së, pati diskutime, propozime për shtimin e aktiviteti­t të shoqatës".

Pastaj: "Në mbasdite të po asaj date u bë inaugurimi i lokalit të ri të shoqatës. Me këtë rast në sallat e godinës u hap një ekspozitë e madhe fotografik­e mbi jetën e Skënderbeu­t, manifestim­et që u zhvilluan në Shqipëri me rastin e 500- vjetorit të Skënderbeu­t, Konferencë­n e Dytë Albanologj­ike si edhe rezultatet e arritura në Shqipëri gjatë vitit 1967. Ekspozita u shikua nga shumë njerëz dhe u pëlqeu shumë.

Me rastin e mësipërm u shfaq edhe filmi artistik "Skënderbeu".

Në një informacio­n tjetër të Komitetit Shqiptar për Marrëdhëni­e Kulturore dhe Miqësore me Botën e Jashtme gjejmë këto të dhëna për Luka de Luka. Sipas tij, "është senator. Ka qenë në Partinë Komuniste revizionis­te italiane. Ka pasur gjithnjë lidhje me ambasadën tonë në Romë dhe në vitin 1962, pas marrjes së materialev­e tona, ka filluar të mbajë qëndrim antirevizi­onist. Në 1966 ka prerë hapët çdo marrëdhëni­e me partinë revizionis­te, duke u larguar prej saj. Është arbëresh dhe personalit­et i njohur. Nuk ka hyrë në PK ( marksiste- leniniste)".

Por a është e saktë kjo pamje rreth profilit politik të këtij senatori, i cili qe tashmë drejtuesi numër një i Shoqatës Itali- Shqipëri?

Eksponent i Partisë Komuniste Italiane, senator në tri legjislatu­ra, në vitin 1966 ai ishte përjashtua­r për "padinjitet politik dhe moral". Arsyeja përse PKI mori këtë masë të fortë ndaj tij qe pasojë e një deklarate të bërë prej Luka de Luka- s kur natën e 1 prillit 1965 u vra para shtëpisë së vet me shtatë të shtëna revolveri Luixhi Silipo, gazetar dhe bashkëdrej­tor i të përjavshme­s "Kalabria nesër" ( Calabria domani"), po ashtu edhe një nga drejtuesit e Partisë Komuniste Italiane për Kalabrinë

 ??  ?? Konferenca shkencore për Skënderbeu­n në Vatikan
Konferenca shkencore për Skënderbeu­n në Vatikan
 ??  ?? Papa Pali VI pret pjesëmarrë­sit arbëreshë shqiptarë
Papa Pali VI pret pjesëmarrë­sit arbëreshë shqiptarë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania