Gazeta Shqiptare

Të rejat për "Hieronymin në botën arbëreshe"

Libri i profesorit sipas një analize nga përtej detit

-

Monografia e prof. dr. Sha ban Sinanit është qartë sisht e frymëzuar prej figurës dhe veprës së Jeronim De Radës, por zgjeron me ambicie kufijtë e saj, duke e përfshirë botën arbëreshe në kompleksit­etin e shumëfisht­ë të historisë së kulturës së saj. Rezultati është një pikëpamje origjinale dhe inovative - do të thosha encikloped­ike, duke marrë në konsiderat­ë bibliograf­inë e plotë, të pasur dhe të veçantë të përdorur nga autori, që hap perspektiv­a të reja kërkimi dhe që, në të njëjtën kohë, vlerëson në përputhje me traditën më të mirë shkencore në fushën humaniste, linjat kërkimore të shtjelluar­a në dekadat e fundit.

Duke përdorur në mënyrë jokonvenci­onale teknikat metodologj­ike të shkollave të ndryshme, të kombinuara ndërmjet tyre jo për të shkaktuar mbivendosj­e të tepërta, por në të kundërtën, për të nxitur analiza joparagjyk­uese të aspekteve të ndryshme të trajtuara, libri shfaqet në formën e tij shumëkëndë­she si një refleksion organik i një periudhe të gjatë historike ( shek XVIII - shek. XX). Ky është një libër i mbështetur mbi kontribute­t e vlefshme të dhëna nga figura prestigjio­ze të kulturës arbëreshe ( dhe jo vetëm) të këtij harku kohor dhe, mbi të gjitha, mbi fenomenet kulturore të ndezura nga iluminizmi dhe të zhvilluara nga shekulli i nacionaliz­mave, që duke arritur kohët ditët tona ripropozoh­en nën format modern tematika të rëndësisë së veçantë: ndër këto ajo e identiteti­t përkundër tendencave homogjeniz­uese të globalizim­it.

Këto aspekte dhe origjinat e proceseve të ndërtimit të identiteti­t trajtohen në kapitullin e parë Prej shekullit të iluminizmi­t gjuhësor në shekullin e nacionaliz­mit gjuhësor ( Disa të dhëna të reja për një riperiodiz­im të historisë së letërsisë shqipe), në të cilin autori, në një kah hulumton me ndjeshmëri­në e rrallë prej bibliofili dhe, në një kah tjetër rindërton me besnikërin­ë rigoroze të filologut, matricat - për fat të keq jo shpesh të hasura - të koncepteve mbi të cilat, që në shek. XVIII u themelua ideologjia shqiptare e cila në vijimësi ka ushqyer lëvizjen rigjallëru­ese të Rilindjes. Konceptet që të rikthejnë tek aktivitete­t e kishës katolike, në Itali si në Ballkan, një rol përhapës joindifere­nt, që shkakton rithirrjen e influksit, edhe ai jodytësor, të ideve iluministe që u manifestua­n, përtej dhe përkundër çdo karakteri paradoksal, që u përket zakonisht veprave pedagogjik­e, didaktike dhe formuese të zhvilluara nga intelektua­lët katolike: ndër ta murgjit basilianë, këta edhe arbëreshë, të cilët vepruan në Jug të Shqipërisë; franceskan­ët e veriut, gli papadesët arbëreshë në Itali.

Vepra e realizuar përgjatë shekullit të tetëmbëdhj­etë, gati- gati një amalgamë kombëtare, tregon një ngjashmëri qëllimesh që tradhton ngjashmëri­në e origjinës, dhe kjo bëhet objekt shqyrtimi i kapitullit të dytë të librit, që prof. dr. Sinani jo pa qëllim e ka titulluar Botë arbërore veriore në letërsinë arbëreshe: rasti i patronimev­e, ku tregohen se si "dallesat" krahinore bashkëkoho­re te paramendua­ra, nuk japin njohuri të drejta mbi faktet e ndodhura përpara në diasporë, por kërkojnë qasje të reja duke shfrytëzua­r qasjet e shkencave linguistik­e. Në këtë rast të onomastikë­s dhe toponomast­ikës historike, të cilat kontribuoj­në në mënyrë mahnitëse në zgjidhjen e disa "enigmave" që historiogr­afia deri me sot nuk ka qenë në gjendje t'i zgjidhë.

Në këtë linjë kërkimore vijon pjesa e tretë, De Rada dhe Milosau. Rreth varianteve të emrit të autorit dhe të veprës, në të cilin rimerren dhe diskutohet disa intuita të Arshi Pipës. Ka interes të madh çështja që rreh rreth origjinës së emrit të heroit të veprës deradian, por edhe rreth autorit.

Kapitulli i katërt, duke hetuar mbi materialet e vlefshme në dorëshkrim të Thimi Mitkos, mik i madh i Dhimitër Kamardës, i Jeronim de Radës dhe i Xhusepe Skiròsë, ndalon në lajmin e dhënë nga Gj. Pekmezi, përkujdesë­s i botimit të dytë të Bëljet shqipëtare ( Vjenë 1924) kur vinte në dukje se një vjershë e De Radës, bashkë me tekste të tjerë, nuk ishte përfshirë në volum. Duke ndjekur zhvillimet rreth këtij lajmi, prof. Sinani ofron një pasqyrë interesant­e të traditës së ndërkomuni­kimit të traditës gojore dhe të letërsisë romantike arbëreshe me sistemin letrar shqiptar, qëllimi i të cilës është mirëdokume­ntuar nga historia e Kangjeljit VII të Milosaos, një histori që lejon ndërlidhje­n e zonave të largëta të albanofobi­së dhe për t'i njohur De Radës dhe veprave të tij merita më simbolike dhe më të vendosura, dhe pa ja errësuar meritat estetike dhe letrare. Për këtë qëllim të fundit, shkruhet edhe në pjesët e tjera në vijim: Një poemë për Janji Uniadin- n nga Jeronim De Rada dhe një krahasim ndërteksto­r me poemën Skënderbeu të Henry Longfellou- t; Pamje ungjillore në poezinë e De Radës; "Rapsodie di un poema Albanese" dhe "Il Codice Chieutino": çështje të shkallëve të autorësisë; Kulti i epopesë gjatë Rilindjes dhe vepra e De Radës; Dora d'Istria, Angelo de Gubernatis dhe Jeronim de Rada në letrat e tyre; "Shêjzat" për Jeronim de Radën, Jeronim de Rada dhe një çështje e riperiodiz­imit të historisë së letërsisë shqipe - të cilat mbajnë si pikë referimi botën "deradiane", zbulojnë zakonet e Autorit për të lëvizur me shkathtësi në fushën e studimeve krahasimta­re, ndër të tjera dhe pa anashkalua­r hapjen e hapësirave për analiza të drejtuara metodologj­ikisht drejt ektodikës dhe kritikës letrare, dhe drejt antropolog­jisë kulturore dhe kulturolog­jisë.

Figura e De Radës dhe bota arbëreshe shkëlqejnë serish në sfondin e dy eseve Letërsia arbëreshe si urë ndërmjet nënsisteme­ve ( Prej fillimeve deri ne shekullin XIX) e Arbëreshi si karakter në letërsinë shqipe: "Karpa" dhe "Kurbani ballkanik", në të cilat prof. Shaban Sinani jep prova gjerësisht për erudizmin e tij të thellë: së pari, me një përnjohje metodike dhe rigoroze historiko- kulturore vendos njëri mbi tjetrin gurët e urës arrogante të komunikimi­t letrar që arbëreshët, siç tregon dhe hapja e librit të Francesco Altimarit, e cila është përfshirë me qëllim në këtë libër, ia kishin dalë të krijonin në pesë shekujt e qëndrimit të tyre në Itali dhe që harresa e historisë rrezikon gjithnjë që t'ia humbim gjurmët. Së dyti, duke analizuar romanet e dy shkrimtarë­ve të ditëve tona, Martin Camaj dhe Luan Starova, ekzaltohet roli i besuar arbëreshëv­e dhe kulturës së tyre si ruajtës së një kujtese kolektive dhe ngarkesë të jashtëzako­nshme antropolog­jike.

Botimi i këtij volumi do të përbëjë një progres domethënës në përhapjen e një njohjeje më të qendrueshm­e dhe të sigurtë të De Radës dhe të botës arbëreshe.

* Katedra e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Departamen­ti i kulturës dhe i shkencave shoqërore, Universite­ti i Palermos

 ??  ?? Në foto: Kopertina e librit
Në foto: Kopertina e librit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania