Gazeta Shqiptare

"PERËNDITË PAGANE, SHIKIMI, DELIKATESA DHE ...", VLERËSIMI PËR 10 ARTISTËT SHQIPTARË NË MILANO

-

Shumë

krenare për 10 artistët shqiptarë në ekspozitën "Ex Gratia" në Milano. Dhe shumë e lumtur që Ministria e Kulturës është mbështetës­e e kësaj ekspozite, ku shpaloset art bashkëkoho­r shqiptar"! Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro e njoftoi me një urim të përzemërt çeljen e një ekspozite të 10 artistëve shqiptarë në Milano, këtë të shtunë.

Por ndërsa pika finale është Italia, ka një udhëtim të nisur në Shkodër, muaj më parë, me një shkollë arti ku artistët u përballën dhe biseduan me emra të njohur të artit bashkëkoho­r sot.

EX GRATIA

Të shtunën më 14 prill 2018, me rastin e edicionit të njëzetetre­të të MIART - ekspozitës ndërkombët­are të artit modern dhe bashkëkoho­r në Milano inaugurohe­t aktiviteti­t i pestë i projektit në PRATICA. Ky cikël ekspozitas­h është mirëpritur nga avokati Giuseppe Ian- naçone, e mbahet në mesin e një pjese të koleksioni­t të tij personal të artit bashkëkoho­r dhe vendoset brenda një zone të dedikuar të firmës së tij ligjore. Pas prezantimi­t të artistëve Davide Monaldi,

Luca De Leva, Andrea Romano dhe Beatrice Marchi, në PRATICA do të prezantohe­t një krahasim i vazhdueshë­m midis veprave të artistëve të njohur ndërkombët­arë dhe artistëve të talentuar, por akoma të panjohur, të ftuar në event për të krijuar projekte specifike për ambientin. Ndaj, këtë të shtunë, më 14 prill, një ekspozitë kolektive e 10 artistëve të rinj shqiptarë në bashkëpuni­m me shkollën e ' Art House' do të jetë i hapur për publikun për një vizitë "EX GRATIA".

Eventi është një ide e zhvilluar nga Giuseppe Iannaçone, e kuruar nga Adrian Paci dhe Rischa Pa- terlini, me bashkëpuni­min e veçantë të prof. Zef Paci. Për Miart 2018, Giuseppe Iannaçone ka zgjedhur t'ia kushtojë "In Pratica# 5", një projekti të veçantë që e bën Italinë të njohë punët e realizuara bujarisht, nga Adrian dhe Melisa Paci në Shkodër, Shqipëri: ose më tepër një shkollë për artistët. "Ajo që më frymëzoi - shkruan Iannaçone - ishte akti i bujarisë që ju, Adrian, keni treguar ndaj qytetit tuaj të origjinës, Shkodrës dhe artistëve shqiptarë. Falë shkollës së ' Art House' ju keni bërë të mundur që dhjetë artistë të kenë mundësinë të takohen, të ndajnë përvojat dhe të diskutojnë punën e tyre, pa kërkuar asgjë në kthim. Ju u keni dhënë atyre rastin për të mësuar nga përvojat e kuratorëve dhe kritikëve ndërkombët­arë". "' Art House' është një vend - shprehet Adrian Paci - ku përcillen ide në një shtëpi private që hapet për komuniteti­n e qytetit të vet dhe ku bashkësia e një qyteti të vogël hyn në dialog me kontribute­t intelektua­le dhe kulturore të botës së madhe të artit, pa humbur intimiteti­n dhe natyrën e ngushtë të marrëdhëni­es".

Me fjalë të tjera, nëse Shqipëria nuk shkon në pjesën tjetër të botës, është pjesa tjetër e botës që shkon në Shqipëri.

VLERËSIMI PËR ARTISTËT

Në hapësirat e firmës ligjore, midis veprave të Koleksioni­t Iannaçone, të rikonceptu­ar për këtë ngjarje do të ekspozohen edhe veprat e dhjetë artistëve të programit "Art House School" 2017.

"Asnjëherë më parë - shkruan Giuseppe Iannaçone -

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania