Gazeta Shqiptare

Del raporti dëshpërues për Teatrin Kombëtar: Duhet ndërhyrë në themele

- Fatmira Nikolli

Vihen re përkulje dhe dëm time në disa zona të so letës, paraqiten degradime lokale, në disa elemente druri vihen re deformime të dukshme dhe kalbje, po ashtu vihen re dëmtime në një pjesë të pllakave. Vende- vende betoni është i dëmtuar. Në pjesët e zbuluara vihet re dukuria e segregacio­nit të betonit, kjo dukuri ndikon jo vetëm në aftësinë mbajtëse të betonit, por edhe në lidhjen beton- çelik. Në pjesët e zbuluara është i dukshëm korrodimi i çelikut... çka zvogëlon aftësinë mbajtëse të shufrave. KONKLUZION: Riparimi i objektit dhe sjella në kushtet teknike të sotme përbën një vështirësi. Ajo kërkon kosto të larta, disa herë më tepër se kostoja minimale fiskale dhe një ndërhyrje rrënjësore në 90% të objektit. Kërkon ndërhyrje në themele, në strukturën mbajtëse të objektit, në çatinë e objektit si edhe në soletat e ndërkateve. Ndërhyrja sado e madhe të jetë në objekt, nuk e sjell në kushtet optimale teknike të sotme sipas kodeve të projektimi­t".

Është ky konkluzion­i i një inspektimi në terren, i bërë nga grupi i punës së Institutit të Ndërtimit për Teatrin Kombëtar.

Raporti i përbërë prej 12 faqesh analizon në detaje të gjitha problemati­kat e godinës, nga çatia, te themelet, nga betoni te çimento.

Teksa e ka publikuar regjisori Kastriot Çipi, ish- drejtor i Teatrit Eksperimen­tal "Kujtim Spahivogli", ka shkruar se: "Raporti i Institutit të Ndërtimit përgënjesh­tron drejtorin e TK Hervin Çuli, drejtoren e IMK Arta Dollani dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro! Në asnjë rresht nuk

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania