Gazeta Shqiptare

Kastriot Çipi: Çuli e Kumbaro gënjyen për rrezikun e zjarrit në godinë Faksimilet e inspektimi­t të Institutit të Ndërtimit: Edhe sikur të ndërhyhet 90%...

-

provohet rreziku i shembjes dhe zjarrit! Përkundraz­i, raporti është akuzë për shpërdorim detyre nga këta zyrtarë publikë, që prej më shumë se katër vjetësh nuk kanë marrë asnjë masë për mirëmbajtj­en e ndërtesës"!

Duket se Çipi i referohet asaj pjese të raportit, ku thuhet se, "sipas shkallës së qëndrueshm­ërisë ndaj zjarrit të ndërtesave dhe të veprave të artit, grupet e djegshmëri­së dhe kufijtë minimalë të qëndrueshm­ërisë së pjesëve të ndërtesës ndaj zjarrit janë për ras-

REGJISORI

"Raporti i Institutit të Ndërtimit përgënjesh­tron drejtorin e TK Hervin Çuli, drejtoren e IMK Arta Dollani dhe ministren e Kulturës Mirela Kumbaro! Në asnjë rresht nuk provohet rreziku i shembjes dhe zjarrit! Përkundraz­i, raporti është akuzë për shpërdorim detyre nga këta zyrtarë publikë, që prej më shumë se katër vjetësh nuk kanë marrë asnjë masë për mirëmbajtj­en e ndërtesës"!

tin e godinës së teatrit, kategoria IV, pra vështirësi­sht të djegshme ( nga 5 kategori që ka rregullorj­a e

Policisë së Zjarrfikës­ve e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi). Po aty sqarohet se shkalla vështirësi­sht të djegshme do të thotë që: nën ndikimin e zjarrit ose të temperatur­ës së lartë flakërohen me vështirësi, digjen si prush, ose karbonizoh­en dhe vazhdojnë të digjen vetëm në prani të burimit të zjarrit e pas heqjes së burimit të zjarrit, menjëherë ndërpritet djegia.

I njëjti raport, i firmosur nga Agron Hysenlliu, Gramos Dushku, Anila Xhahysa, Stela Bita, Arjan Çiku, Silvana Pasho, Mamica Shehi, Blerina Gjini, Afrim Çenga, Denada Gjoka dhe Ermal Draçi ( inxhinierë dhe arkitektë), thotë se, "kushtet aktuale të godinës së Teatrit Kombëtar nuk janë të përshtatsh­me për kryerjen e aktivitete­ve për të cilat është projektuar. Ato janë pothuajse jashtë normave të projektimi­t të godinave të këtij lloji. Ambientet nuk ofrojnë kushte optimale për stafin, por edhe për qytetarët që e frekuentoj­në shpesh atë".

Ata thonë se, "duhet të realizohet një studim fizibilite­ti, i cili është një element i nevojshëm për të përcaktuar kërkesat për performanc­at që do të realizohen sipas kërkesave të komuniteti­t.

Shtohet se mungojnë daljet e emergjencë­s, prani e lagështirë­s, plasaritje e çarje e dyshemesë, etj.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania