Gazeta Shqiptare

Abuzimi me Rrugën e Kombit dhe kostoja e katërfisht­ë e taksapague­sve për mirëmbajtj­en e saj

- Adri Nurellari

se faktikisht shtetasit e Shqipërisë e paguajnë goxha rëndë mirëmbajtj­en e rrugës, vetëm se ato para që paguajnë nuk shkojnë për rrugët, por për sektorë të tjerë të qeverisë. Deri tani Shqipëria ka pasur një qasje të ngjashme me vende të ndryshme të Evropës, si: Austria, Republika Çeke, Sllovakia, Zvicra etj. ku qytetarët paguajnë shuma të caktuara fikse në formën e vinjetave me afate, pavarësish­t nëse i përdorin apo jo autostrada­t. Po ashtu ka vende si Finlanda, Estonia, Ukraina, Qipro dhe Estonia nga Bechtel & Enka nga Rrësheni deri në kthesën e Kolshit afër Kalimashit janë kilometra autostradë, pjesa tjetër është rrugë që nuk meriton të quhet autostradë. Pra, faktikisht tarifa i bie të jetë 8.4 euro për 100 kilometra autostradë, që jo vetëm e rendit si më të lartën në rajon, por e bën tarifë të ngjashme me tollet e rrugëve që paguhen në Spanjë e Itali.

Konkretish­t kjo tarifë rrugore nuk po shton veç një barrë të re qytetarëve, por dy kosto njëherësh duke shkaktuar një kosto të katër- buranti i shtrenjtë shton në çmimin e prodhimeve apo shërbimeve në Shqipëri. Së bashku këto dy taksa fusin në buxhetin e shtetit diku tek 150- 160 milionë euro për mirëmbajtj­en e rrugëve ndërkohë që faktikisht në vitin 2016 buxheti i shtetit kishte dedikuar për mirëmbajtj­en e rrugëve vetëm 22 milionë euro pra më pak se 1/ 7 e totalit që mbledh për këtë qëllim. Kjo do të thotë që qytetarët jo vetëm që tashmë i paguajnë ato 56 milionë euro të parashikua­ra se duhen për ta mirëmbajtu­r au- nga kjo rënie sipas kontratës paguhet nga buxheti i shtetit. Nëse ajo shtohet përtej parashikim­it, atëherë fitimet do ndahen përgjysmë mes shtetit dhe kompanisë mirëpo gjasat që kjo gjë të ndodhi janë shumë të vogla.

Deri në fund të koncesioni­t, kompania ka të garantuara 400 milionë euro të ardhura që nëse nuk i merr nga trafiku do i marrë nga buxheti. Vetë fakti që kompania nuk ka asnjë risk në këtë biznes dhe i ka të ardhurat të garantuara nga shteti lë të kuptohet se çfarë lloj marrëveshj­e abuzive është kjo dhe dëshmon se nuk kemi të bëjmë me një sipërmarrj­e të mirëfilltë private. Logjika e Partnerite­tit Privat Publik të shumëpërme­ndur ka në thelb të sajën idenë që shërbime publike jo vetëm që sigurojnë investime private, por edhe përfitojnë filozofisë së efikasitet­it dhe konkurrenc­ës të sektorit privat. Mirëpo në këtë rast duke qenë se rruga është ndërtuar nga buxheti shtetëror ne s'kemi asgjë që të bëj me liberalizm­in, pra asnjë nga të mirat e sektorit privat pasi nuk ka as konkurrenc­ë, as risk, e as investim. Nejse ky dimension etik është një problem tjetër më vete i këtij koncesioni, dhe shkon përtej qëllimit të këtij artikulli, i cili synon të merret më shumë koston e katërt që kjo rrugë do të sjellë për xhepat e qytetarëve.

Planifikim­i i qarkullimi­t dhe përllogari­tja e fitimit të garantuar në kontratë është bërë duke marrë të mirëqenë se situatë infrastruk­turore në rajon do të qëndrojë e pandryshua­r dhe Rrugës së Kombit domosdoshm­ërish do t'i shtohet trafiku në të ardhmen. Planifikue­sit kanë marrë të mirëqenë se bashkëkomb­ësit e Kosovës dhe Maqedonisë nuk kanë rrugë tjetër ku të shkojnë, dhe dashur padashur do të duhet ta përdorin rrugën e kombit në të ardhmen.

Mirëpo po të analizohen projektet infrastruk­turore të rajonit shikohet qartazi se rruga e kombit shumë shpejt do të konkurrohe­t nga rrugëtime të tjera alternativ­e se gjasat janë shumë të mëdha që trafiku aktual në rrugën e kombit të vijë duke u zvogëluar dhe që fitimi I munguar i garantuar dhe paguar nga buxheti i shtetit për koncesiona­rin, të vijë duke u shtuar duke përbërë një barrë të katërt për taksapague­sit.

Kur flitet për përdoruesi­t e rrugës nga Kosova sot, dihet se Rrugës së Kombit, porti i Durrësit ka tërhequr një pjesë të mirë të bizneseve të Kosovës.

Mirëpo Mali i Zi është duke ndërtuar me financimin e bankës kineze Exim, autostradë­n Tivar Boljare, e cila do ta konkurrojë drejtpërdr­ejtë autostradë­n dhe portin tonë. Ky projekt gjigand që vitin që vjen pret përurimin e pjesës më të vështirë, është pjesë e korridorit pan- evropian 11 që do të jetë 164 kilometra i gjatë dhe do të ketë 50 tunele dhe 95 ura. Banorët e rajonit të Pejës, ku janë të përqendrua­ra bi-

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania