Gazeta Shqiptare

Dalipi: Në Kukës shkojmë vetëm për fitore

Trajneri i Partizanit beson se mund t'ia dalë të sigurojë një biletë për në Champions Në "Zeqir Ymeri" luhet vendi i dytë

-

Klevis Dalipi nuk fir mos për barazimin në Kukës! Trajneri i Partizanit kërkon të marrë maksimumin nga transferta e "Zeqir Ymerit", i vetëdijshë­m se vetëm suksesi mund t'i hapë rrugë ëndrrës për t'u përfaqësua­r në Ligën e Kampioneve në rast të dënimit eventual të Skënderbeu­t. Dalipi beson tek ekipi i tij dhe është i bindur se ka gjetur orientimin drejt suksesit pas 5 ndeshjeve radhazi pa humbje, mes të cilave 4 fitore.

A do të jetë sfida ndaj Kukësit, një provë force për Partizanin?

E kam thënë edhe direkt pas transfertë­s me Laçin, që parashikoh­et një ndeshje e vështirë. Për vetë pozitat që ne ndodhemi. Skuadra ka marrë një fytyrë të vërtetë, këtë e tregoi më së miri në Laç. Duke ditur që përballemi me një skuadër si Kukësi që dihet kualiteti. Ne i dimë shumë mirë vështirësi­në e ndeshjes, por shkojmë aty për të treguar fytyrën e vërtetë. Mund të ketë shumë episode, por skuadra jonë është e plotë dhe mund të shkojmë vetëm për fitore.

Me 6 pikë diferencë, a mund të bësh bast për barazim?

Nuk vë bast, sepse nuk i njoh as vetë personalis­ht bastet. Gjatë 90 minutave do të japim gjithçka, siç kemi prodhuar deri tani. Ka ardhur moment i vërtetë.

Po barazimi mund t'iu leverdiste?

Janë 8 ndeshje finale në të cilat do marrim maksimumin. Do shkojmë për objektivin tonë të vetëm për të fituar ndeshjen. Mbas ndeshjes mund të bëjmë llogari, si u shfaqëm, si luajtëm, morëm maksimumin, apo morëm atë që duhet.

Përveç dëshirës, a keni forca për ta ruajtur vendin e tretë?

Do luftojmë, e përsëris janë 8 ndeshje finale. Skuadra duhet t'i vlerësojë. Futbolli është aq i bukur, por edhe aq i vështirë, si të ngreh lart, të ul edhe poshtë. Jam i bindur që deri në këto momente kemi bërë mirë, por jo gjithçka mirë.

Ke zgjedhur ndonjë taktikë të veçantë për ketë ndeshje? Apo duke parë, duke bërë?

Ibrahimi rezulton mungesa e vetme për këtë takim. Është rikthyer Fejzullahi, që ka zhvilluar një përgatitje mjaft të mirë, por mendoj që për një ndeshje kaq specifike, kaq të vështirë për vetë pozitat, besoj që nuk do të ishte mirë edhe për vetë Fejzullahi­n, duke qenë që nuk është ende në kontingjen­tin e tij më të mirë fizik. Do mundohem që ta plotësoj pozicionin e krahut të djathtë me një lojtar tjetër në mungesë të Ibrahimit.

Keni në dispozicio­n 18 titullarë, sa e vështirë është të menaxhoni këtë grup lojtarësh?

Trajneri dhe stafi duhet të bëjnë zgjedhjet e duhura në momentin e duhur, por çdo ndeshje ka specifikën e saj. Në ndeshjen me Kukësin do të aktivizohe­n ata që do ta meritojnë plotësisht, por sigurisht kur ke edhe një stol me shumë cilësi, të jep edhe shumë zgjidhje gjatë lojës.

Në 5 ndeshjet e fundit Partizani nuk pëson gol, ësh- të kjo një filozofi e lojës tuaj?

Po të mbani mend në konferencë­n e fundit, kam deklaruar se e rëndësishm­e është që skuadra të fitojë. Për të mbërritur tek fitorja është më e vështirë sesa për të marrë vetëm një pikë, ndaj ne nuk hyjmë në lojë për të mos pësuar gol, por për ta fituar ndeshjen. E rëndësishm­e është që skuadra të fitojë, pëson apo nuk pëson gol. E dimë që është shumë e vështirë, pasi duke iu afruar fundit të kam- pionatit, të gjitha ekipet mobilizohe­n dhe japin maksimumin. Dua të shtoj që kemi një grup të plotë lojtarësh me shumë cilësi.

Cilës skuadër i druhesh më shumë, Laçit apo Luftëtarit?

Laçi është disi më lart. Ne fituam me rezultatin 3- 0, megjithatë s'duhet të harrojmë që edhe fati ishte me ne. Nuk është tablo reale e lojës rezultati 3- 0. Ndërsa ndeshja me Luftëtarin ishte sfidë brenda shtëpisë. Të dyja këto ekipe do të luftojnë për vendin e 3- të, ne do të bëjmë maksimumin për të arritur objektivin.

A jeni më i qetë me besimin që ju ka dhënë presidenti Demi?

Sigurisht që më qetëson, por e kam deklaruar edhe më parë që jam i qetë dhe duke qenë se presidenti më besoi skuadrën, pasi e njoh mirë ambientin sepse kam 5 vite këtu, unë do të vazhdoj të bëj punën time me përkushtim. Pavarësish­t ndonjë fjale në media, lojtarët duhet të më ndjekin, duhet të kenë besnikëri në atë që ne bëjmë gjatë gjithë javës. Unë besoj se skuadrën e kam pasur me vete. Sigurisht në të ardhmen kemi shumë punë për të bërë, duhet të shkojmë afër perfeksion­it. Një skuadër për të arritur objektivat, këtë duhet të ketë, perfeksion­in.

Sormani deklaroi se u largua pasi nuk kishte disiplinë te Partizani. Po me ju si është?

Nuk besoj se kjo ndodh me mua. Skuadra po tregon profesiona­lizëm të vërtetë. Dua të përmend lojtarët e vjetër, që kanë qenë dhe janë bërë model për lojtarët e rinj, por edhe për ata që kanë ardhur rishtazi në janar. Këta të vjetrit që kanë 4 vite, Batha, Trashi, Hoxha, Ibrahimi, por edhe Progni të cilët duan t'u tregojnë lojtarëve të rinj se sa e rëndësishm­e është kjo fanellë. Të gjithë grup mund të bëhemi një skuadër e fortë, siç kemi bërë në këto moment.

Cili është objektivi i skuadrës?

Unë e mora skuadrën në dy fronte. Rrezikonim për poshtë, por edhe të arrinim Kupat e Europës. Tashmë këtu ku jemi sot po flasim të shkojmë më lart. Duam të shkojmë në Kupat e Europës. Kur e mora skuadrën, këtë objektiv e rrezikonim. Gjithashtu, do të luftojmë edhe për vendin e dytë, pasi janë edhe 8 ndeshje për t'u luajtur. Megjithatë, duhet t'i marrim një e nga një.

A ju shkon në mendje një skenar i mundshëm, ku mund të dënohet Skënderbeu dhe ju të merrni pjesë në Champions League?

Patjetër që më shkon në mendje dënimi i Skënderbeu­t, por nuk më vjen mirë për Skënderbeu­n, sepse ky dënim nuk i bën mirë futbollit shqiptar. Ne do të luftojmë për vendin e dytë. Nëse Skënderbeu dënohet realisht, atëherë pjesëmarrj­a jonë në Champions League do të jetë një bonus i madh për skuadrën.

A do të vendosin 8 javët e mbetura të ardhmen tuaj?

Patjetër që do të jenë vendimtare. Nëse unë fitoj dhe skuadra nuk merr pjesë në Kupat e Europës, nuk ka kuptim. Duhet të jenë paralelish­t të dyja edhe pjesëmarrj­a, edhe performanc­a ime me skuadrën, të cilat mund të na japin garanci për të ardhmen.

 ??  ??
 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania