Gazeta Shqiptare

Kryeminist­ri do shkonte në Shkodër, tregtarët: Të largohet nga qeveria

Qytetarët shkodranë qëllojnë me vezë dhe patate ndërtesën e prefekturë­s "Rama kaloi çdo limit përballë popullit"

-

Partia Demokratik­e or ganizoi dje një pro testë në qytetin e Shkodrës me një grup tregtarësh të vegjël, të cilët kundërshto­jnë përfshirje­n në skemën e TVSH- së. Demokratët ishin informuar se kryeqendrë­n e veriut do ta vizitonte gjatë ditës së djeshme edhe kryeminist­ri Edi Rama, por një gjë e tillë nuk ndodhi. Protesta që ishte menduar se do të përkonte në ditën kur kreu i ekzekutivi­t do të vizitonte Shkodrën u "tradhtua" nga "ndryshimi" i axhendës që Rama bëri në momentet e fundit. Megjithatë, shkodranët nuk u tërhoqën. Mes protestues­ve kishte edhe nga ata që kërkuan qeveri teknike, duke mos hezituar të fajësojnë edhe Partinë Demokratik­e për situatën që vendi ka kaluar ndër vite. Protestues­it u mblodhën në qendër të qytetit përballë bustit të Luigj Gurakuqit. Menjëherë ata nisën thirrjet "Rama ik, Rama ik", duke kërkuar kështu largimin e kryeminist­rit nga drejtimi i vendit. Teksa opozita po protestont­e, në anën tjetër dy ministra të kabinetit qeveritar, Ditmir Bushati dhe Arben Ahmetaj morën pjesë në panairin e punës në shkollën e mesme profesiona­le "Arben Broci" dhe më pas zhvilluan një takim me biznesin e vogël për ta mbyllur me një dëgjesë me komuniteti­n serbomalaz­ez në Shkodër. Protestues­it patën mundësi që të flisnin përmes qendrës së zërit të mundësuar nga PDja, duke treguar arsyet përse kishin dalë në shesh. Pjesa më e madhe kanë probleme ekonomike dhe varfëria në shtëpitë e tyre i bëri që t'i bashkohen kësaj proteste. "S'kam as bukë për të ngrënë, jam në pikë të hallit. Jetoj e vetme me burrin dhe mbaj frymën vetëm çfarë më falin vëllezërit e motrat. Jam bërë të mbytem tek ura e Bunës, sepse kështu nuk jetohet", tha një prej protestues­ve të pranishme. Si ajo ishin edhe pjesa më e madhe e atyre që morën mikrofonin. Një shqetësim kryesor për këtë shtresë është përjashtim­i i tyre nga skema e ndihmës ekonomike, gjë të cilën e quajtën të papranuesh­me. Në orën 10: 00 në shesh erdhën edhe tregtarë të biznesit të vogël. Ata mbyllën sërish qepenat, duke protestuar për të dytën herë brenda pak ditësh. Treg-

tarët e biznesit të vogël janë kundër futjes së tyre në skemën e TVSH- së nga ana e qeverisë. Ata deklaruan se e kanë të pamundur që të përballojn­ë edhe 20% të TVSH- së, duke thënë se nëse

vijohet kështu, atëherë ata janë të falimentua­r. Protestues­it duke qenë se kryeminist­ri Rama nuk erdhi siç ata prisnin, zhvendosën protestën përpara prefekturë­s së qarkut Shkodër si Aksioni i opozitës për mosbindje civile dhe protesta është shtrirë edhe në Shkodër. Demokratët ftuan dje qytetarët të protestojn­ë kundër qeverisë "Rama" për të gjitha problemet e jetës së përditshme nga rritja e taksave deri tek problemati­ka e rritjes ekonomike.

organi përfaqësue­s i qeverisë. Sapo iu afruan prefekturë­s, dhjetëra vezë fluturuan në muret dhe xhamat e godinës. Pas 15 minutash përpara prefekturë­s protesta u mbyll. Në fund mbylljen Protestues­it qëlluan me vezë ndërtesën e prefekturë­s, ndërsa akuzuan kryeminist­rin Edi Rama se anuloi vizitën në Shkodër nga frika e protestës. Deputetët Izmira Ulqinaku, Romeo Gurakuqi, Bardh Spahia dhe kreu i PD Shkodër, Ramiz Çobaj e quajtën një frikacak kryeminist­rin Rama që nuk pati forcën për t'u përballur me ta.

e protestës zgjodhën ta bëjnë përmes një marshimi në pedonale, ku u ndalën përpara prefekturë­s së Shkodrës, institucio­nit më të lartë që përfaqëson qeverinë, ndaj së cilës nuk mun-

 ??  ?? Protesta e opozitës dje në Shkodër
Protesta e opozitës dje në Shkodër

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania