Gazeta Shqiptare

Ministri Gjiknuri: Do të reduktojmë, ja kush përfiton

Taksa në Rrugën e Kombit

-

Brenda

këtij viti aksi që lidh Kukësin me Morinën, pjesë e Rrugës së Kombit do të jetë i përfunduar me urat dhe elementët e sigurisë rrugore. Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri, i shoqëruar nga drejtori i Autoriteti­t Rrugor Shqiptar, Afrim Qendro inspektuan në Kukës kantierin e hapur në një prej urave, të cilat po dublohen. Gjatë fjalës së tij, Gjiknuri deklaroi se po vijojnë negociatat me koncesiona­rin dhe komunitete­t lokale të Qarkut të Kukësit për çështjen e tarifës së kalimit. Ministri tha se po flitet për tarifë të reduktuar për banorët e Kukësit dhe u shpreh besimplotë se përpara se të fillojë edhe njëherë funksionim­i i pagesave të Tollit, ne do të kemi një zgjidhje. Por, ende nuk flitet sa do të jetë kjo tarifë. "Jemi duke negociuar me koncesiona­rin, por njëkohësis­ht duke u konsultuar edhe me popullatën për të gjetur një zgjidhje për një tarifë të reduktuar për banorët e këtyre zonave, sidomos për transporti­n publik dhe qytetarët që e për- dorim më shpesh rrugën Kukës- Tiranë. Nga ana tjetër, dua të them që kemi filluar edhe me evidentimi­n e të gjitha mjeteve që janë të targuara në Kukës. Jemi duke bërë krahasimet me banorët që janë pjesë e këtij komuniteti dhe që i zotërojnë këto mjete, në mënyrë që të trajtohet ajo fashë e njerëzve që preken nga ky koncesion dhe që jetojnë në Qarkun e Kukësit. Është një proces i filluar mirë dhe besoj brenda një periudhe shumë të shkurtër, përpara se të fillojë dhe njëherë funksionim­i i pagesave të Toll- it, ne do të kemi një zgjidhje. Besoj do jetë shumë e pranueshme, por njëkohësis­ht nuk cenon edhe efektivite­tin e kontratës, nuk cenon mbarëvajtj­en e kontratës për mirëmenaxh­imin e kësaj rruge", u shpreh Gjiknuri.

 ??  ?? Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri
Ministri i Infrastruk­turës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania