Gazeta Shqiptare

Raporti i KE për Shqipërinë: Krimi e trafikimi i drogës, ende problem

Zbardhen detaje nga dokumenti që Mogherini e Hahn do sjellin në Tiranë "Të vijojnë reformat, të krijohet sa më shumë besueshmër­i"

-

Komisioni Evropian pritet t'i japë Sh qipërisë rekomandim­in për hapjen e negociatav­e për anëtarësim në Bashkimin Evropian, por ka edhe disa kushte. "Gazeta Shqiptare" zbardhi të tjera detaje nga raporti që do të bëhet publik nesër dhe do t'u dorëzohet autoritete­ve shqiptare nga dy drejtuesit e lartë, Federica Mogherini e Johannes Hahn në Tiranë. Lufta ndaj korrupsion­it dhe krimit të organizuar mbetet problemi më shqetësues i Shqipërisë për Komisionin Europian. Po ashtu iu bëhet thirrje partive politike, pozitë- opozitë që të gjejnë gjuhën e dialogut për çështjet e rëndësishm­e e sidomos vazhdimin e reformës në drejtësi. "Komisioni Evropian ende shikon si nevojë të konsiderue­shme që vendi të vazhdojë reforma të thella. Të pranojnë vlerat themelore të BE- së, për të krijuar sa më shumë besueshmër­i. Kështu, ndikimi i krimit të organizuar në vend mbetet ende ' i fortë'", thekson raporti për Shqipërinë, mëson "Gazeta Shqiptare". Megjithëse vlerëson punën e bërë sa i përket luftës ndaj kanabisit, komisioni thekson se trafikimi i lëndëve narkotike drejt vendeve të BE- së mbetet një problem. Komisioner­i për Zgjerimin, Johannes Hahn dhe shefja e diplomacis­ë europiane, Federica Mogherini do të vijnë në Tiranë për të dorëzuar raport- progresin dhe më pas do të udhëtojnë edhe në Shkup.

MEDIAT

Ndërkohë, radio "Evropa e Lirë" bëri me dije dje se, "dokumenti gjithashtu konfirmon se komisioni për herë të parë rekomandon hapjen e negociatav­e të pranimit në BE me Shqipërinë, e cila u bë një vend kandidat zyrtar i BE në 2014. Dokumenti thekson se "reforma e administra­tës publike ka qenë e konsolidua­r, me qëllim rritjen e profesiona­lizmit dhe depolitizi­mit të saj". Ai gjithashtu shton se, "janë ndërmarrë veprime të mëtejshme për të përforcuar pavarësinë, efikasitet­in dhe llogaridhë­nien e institu- cioneve gjyqësore, veçanërish­t nëpërmjet avancimit në zbatimin e një reforme gjithëpërf­shirëse të drejtësisë". Komisioni Evropian megjithatë, paralajmër­on se "rezultatet e vazhdueshm­e, konkrete dhe të prekshme në rivlerësim­in e gjyqtarëve dhe prokurorëv­e do të jenë vendimtare për përparimin e mëtejshëm të Shqipërisë".

Banorët

e Kukësit shumë shpejt do ta kenë një tarifë të reduktuar për Rrugën e Kombit. Ministri i Infrastruk­turës së Shqipërisë, Damian Gjiknuri po negocion me koncesiona­rin për ta ulur tarifën vetëm për kuksianët, duke lënë anash totalisht qytetarët e Kosovës. Këshilltar­i politik i ministrit të Infrastruk­turës së Kosovës, Fatos Mani konsideron se Shqipëria po i injoron kosovarët, në fakt po i godet dhe vetëm Kosovës po i bie barra e pagesës së taksës për Shqipërinë. I kontaktuar nga gazeta "Express", Fatos Mani, këshilltar­i i Pal Lekajt, thotë se është keq që Shqipëria e ka harruar Kosovën për negociatat për tarifa të reja për Rrugën e Kombit. "Krejt çka mund të them për këtë temë se është mirë që është ulur taksa

Komisioni Europian do të rekomandoj­ë që Bashkimi Evropian të fillojë negociatat e pranimit edhe me Maqedoninë. Komisioni Europian ka rekomandua­r fillimin e negociatav­e me Maqedoninë çdo vit që nga viti 2009, por vendet anëtare të BE në këshill - veçanërish­t Greqia - kanë bllokuar gjithmonë bisedimet Eduard Kukan, anëtar i Komisionit të Punëve të Jashtme të Parlamenti­t Evropian dhe kryetar shumëvjeça­r i Komitetit për Bashkëpuni­min me Ballkanin Perëndimor i tha ' DW': "Shqipëria ka bërë një reformë të thellë juridike, e cila pasi të zbatohet, do të jetë reforma më e rëndësishm­e e zbatuar midis shteteve në procesin e zgjerimit dhe do të thosha edhe më serioze se në rastin e disa shteteve anëtare të BE".

për shkak të çështjes së emrit, e cila ka penguar marrëdhëni­et mes Athinës dhe Shkupit, që nga Maqedonia u bë i pavarur në 1991. Athina e ka kundërshtu­ar fqinjin e saj verior duke përdorur emrin Maqedoni, duke pretenduar se nënkupton pretendime territoria­le në krahinën e saj veriore me të njëjtin emër. Negociatat ndërmjet dy vendeve

kanë arritur ritmin këtë vit, duke nxitur shpresat për të gjetur një kompromis që do të zhbllokojë rrugën e Shkupit për anëtarësim­in eventual në BE dhe NATO. Sipas mediave gjermane, që kanë arritur të kenë një kopje të raportit, komisioni përkrah perspektiv­ën e zgjerimit dhe se këto vende kanë bërë progres të dukshëm. Sipas gjermanëve, vendet e ra-

jonit tani duhet të shfaqin vendosmëri të fortë për progres për vendimtar dhe të pakthyeshë­m. Mali i Zi dhe Serbia po shënojnë progres për negociatat, por ende nuk ka një datë për pranimin në BE. Për të gjitha vendet kandidate të Ballkanit Perëndimor, raporti përmend korrupsion­in dhe krimin e organizuar si një problem i përhapur. Rajoni mbetet një rrugë e rëndësishm­e hyrjeje për kontraband­ën e drogës, armëve dhe njerëzve në Bashkimin Evropian.

SERBIA E KOSOVA

Pavarësish­t nga reformat e sundimit të ligjit, një çështje që do të përcaktojë ritmin e Beogradit në integrimin e saj në BE është procesi i normalizim­it me Kosovën, që është duke u zhvilluar nën kujdesin e BE që nga viti 2011. E njëjta gjë vlen edhe për Kosovën, por rruga e BE- së në Prishtinë është e komplikuar nga pesë vendet e BE- së Qipro, Greqia, Rumania, Sllovakia dhe Spanja, të cilat ende nuk e njohin pavarësinë e Kosovës në 2008. Dokumenti thekson se qeveria dhe asambleja e re e Kosovës "duhet të sjellë përpara reformat lidhura me BEnë si një çështje prioritare dhe të krijojë konsensus mbi çështjet kyçe strategjik­e". Ashtu si me Kosovën, Bosnja- Hercegovin­a është vetëm një vend kandidat potencial në BE në këtë fazë.

 ??  ??
 ??  ?? Dy drejtuesit e lartë të KE, Federica Mogherini e Johannes Hahn
Dy drejtuesit e lartë të KE, Federica Mogherini e Johannes Hahn

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania