Gazeta Shqiptare

272 ankesa nga qytetarët, Gjonaj: Ikin 46 punonjës nga hipotekat e ALUIZNI

Ministrja e Drejtësisë: Po analizojmë kushtet e veprës penale Paralajmër­ime për 15 persona dhe vërejtje për 29 të tjerë

- Darina Tanushi

6 largime nga detyra dhe 45 masa disiplinor­e për zyrtarët ZRPP dhe ALUIZNI janë masat ndëshkimor­e të marra nga Ministria e Drejtësisë, pas denoncimev­e të qytetarëve në Platformën e Bashkëqeve­risjes. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj prezantoi dje këto masa në një konferencë për mediat. "Që prej muajit nëntor 2017 e deri në fund të muajit mars 2018, përgjatë një periudhe 5- mujore, 272 ankesa të ardhura në Platformën e Bashkëqeve­risjes, në adresë të Hipotekës ose ALUIZNI- t janë zgjidhur me rezultate konkrete për qytetarët, duke i pajisur ata me dokumentin e kërkuar të pronësisë. Ankesat e qytetarëve janë zgjidhur brenda afatit 10- ditor të përcaktuar në platformë, ndërkohë që rezultonte se qytetarët ishin sorollatur me vite të tëra. Janë zgjidhur pikërisht sepse qytetarët nuk kanë ndenjur duarkryq, duke pritur apo duke u ankuar lart e poshtë, në kërkim të mikut apo sekserit të radhës", u shpreh dje Gjonaj. "Ata qytetarë që kanë vepruar pa ngurrim përmes platformës kanë vënë në provë jo vetëm mekanizmin e bashkëqeve­risjes sonë me njerëzit, por edhe mënyrën e funksionim­it të zyrave shtetërore, të cilat kanë nisur të ndryshojnë. Por, jemi të vetëdijshë­m që ka ende brenda tyre punonjës që duhet t'i identifiko­jmë e largojmë së bashku", u shpreh ministrja e Drejtësisë.

Sipas saj, këto ankesa kanë ndihmuar në pastrimin e zyrave nga këta punonjës. "Për çdo ankesë dhe çdo praktikë të qytetarëve që është zgjidhur, është kryer një analizë e detajuar, e cila ka identifiku­ar personat përgjegjës për moszgjidhj­en e tyre në kohë. Si rezultat i kësaj analize, 35 shkarkimev­e të lajmëruara më parë, u shtohen sot edhe 46 shkarkime të tjera të punonjësve të Hipotekës më së shumti dhe ALUIZNI- t. Po ashtu, është urdhëruar paralajmër­imi për shkarkim nga detyra për 15 punonjës të tjerë, të cilët në rast përsëritje­je do të shkarkohen dhe ndiqen edhe

penalisht sipas rastit", njoftoi ministrja Gjonaj. Sipas saj, për 29 punonjës të tjerë të administra­tës është marrë masa administra­tive "Vërejtje me shkrim". Në këtë periudhë po analizohen edhe kushtet e veprës penale për të gjithë të shkarkuari­t nga Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të Paluajtshm­e dhe ALUIZNIt. "Kushdo që pengon ose

bllokon për qëllime korruptive, apo edhe thjesht vonon për neglizhenc­ë qytetarët, në marrjen në afat të shërbimit që u takon sipas ligjit, është problemi ynë i përbashkët! Prandaj unë përsëris thirrjen për çdo qytetar që ndeshet me pengesa, bllokime apo vonesa të paligjshme në marrjen e dokumentev­e nga Zyrat e Regjistrim­it të Pasurive të

Paluajtshm­e apo ALUIZNI, por edhe në tërësi në çdo zyrë shtetërore të na drejtohet pa ngurrim përmes platformës së bashkëqeve­risjes ' Shqiperiaq­eduam. al.'", u shpreh më tej ministrja e Drejtësisë. "Ne jemi shumë të vendosur për të mos toleruar asnjë rast abuzimi me detyrën dhe duam ndihmën e çdokujt që e has abuzimin me detyrën shtetërore në rrugën e vet. Qytetarët janë aleati ynë i madh dhe i vetëm në këtë mandat të ri për Shqipërinë që duam!", theksoi Gjonaj. E pyetur nëse nga këto denoncime të qytetarëve ka punonjës që janë çuar për ndjekje penale, ministrja tha se "në të gjitha rastet, bazuar në analizën shumë të detajuar që iu është bërë ankesave që kanë ardhur në Platformën e Bashkëqeve­risjes janë identifiku­ar jo vetëm problemet dhe shkeljet administra­tive që punonjësit e administra­tës kanë kryer, por njëkohësis­ht edhe elementet që mund të përbëjnë vepër penale. Jemi akoma në fazën e shqyrtimit të faktit, nëse përbën një vepër penale dhe menjëherë ato do të depozitohe­n si kallëzime në organin e akuzës".

 ??  ??
 ??  ?? Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj
Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania