Gazeta Shqiptare

Prokuroria e Durrësit nisi hetimet, Adriatik Llalla në prag arrestimi?

Mbi ish- kryeprokur­orin rëndojnë 4 akuza nga fshehje pasurie, deri te shpërdorim­i i detyrës Konflikti me Lu, ambasadori: Ai është në hetim

-

Ish- Prokurori i Përgjiths hëm, Adriatik Llalla ësh të në prag të arrestimit. Burime nga organi i akuzës për "Vizion Plus" nuk e mohuan faktin se në ngarkim të Llallës pritet që shumë shpejt të dorëzohet urdhërarre­sti, bazuar në 4 akuzat për të cilat Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet. Ky lajm vjen në kohën kur përplasja Llalla- Lu është rikthyer dhe njëherë në qendër të vëmendjes, pas akuzave dhe kundërakuz­ave të hedhura nga të dy. Prej kohësh ambasadori amerikan, Donald Lu ka mbajtur një qëndrim të ashpër dhe kritikues ndaj Adriatik Llallës, të cilin e ka akuzuar publikisht si personi që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi. Por akuzat kaluan në një tjetër nivel dhe nuk mbetën vetëm në kuadrin e personit antireform­ë. Ato u formësuan pas vendimit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli non grata Adriatik Llallën, si person i përfshirë në afera të mëdha korruptive. Përplasjet vijuan pas publikimit të letrës që Adriatik Llalla, gjatë kohës kur ishte kryeprokur­or i kishte drejtuar Kongresit Amerikan. Ndër të tjera, ai akuzonte ambasadori­n Lu se i kishte kërkuar nominalish­t, arrestimin e Ilir Metës. I menjëhersh­ëm ishte dhe reagimi i ambasadori­t të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, i cili i cilësoi si gënjeshtra këto pretendime me argumentin se Adriatik Llalla i trembet arrestimit për korrupsion. Por, debati Lllalla- Lu nuk u mbyll me kaq. Një ditë më parë, me anë të një deklarate për mediat, ish- kryeprokur­ori lëshoi serish akuza ndaj diplomatit amerikan, duke u shprehur se ai ka marrë rolin e prokurorit, gjykatësit dhe të jurisë, duke e shpallur atë si fajtor për korrupsion, në kohën kur, sipas vetë Llallës, ndaj tij nuk ka asnjë provë. Lllalla kërkoi nga Lu që të heqë dorë menjëherë nga abuzimi me pushtetin dhe ndërhyrjen në punët e sistemit të drejtësisë shqiptar. "Përfitoj nga mundë- Ish- ministri i Drejtësisë i LSI- së, Ylli Manjani tha dje në një status në "FB" se nëse me arrestimin e Llallës hapen negociatat, atëherë për anëtarësim­in në BE duhet arrestimi i kryeminist­rit Rama. "Natyrisht arrestimet do jenë politike, se ligji e drejtësia nuk ekzistojnë më! Të jetë kaq budallaqe BE që ta hajë kaq trashë?!", pyet me ironi Manjani.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania