Gazeta Shqiptare

Vasili, Ramës: Pse nuk flet për bombardime­t e SHBA në Siri?

-

Kreu

i grupit parlamenta­r të LSI, Petrit Vasili përmes një statusi në "Facebook" i kërkon kryeminist­rit Rama që të reagojë për sulmet e SHBA në Siri. Ai thotë se Rama nuk ka bërë asnjë koment duke qepur gojën, pasi në Amerikë drejton Trump dhe jo Sorosi. "Regjimi i Bashar Al Asad u përball të shtunën në mëngjes me sulme nga ajri nga SHBA, Britania dhe Franca, që kishin si objektiv disa zona ku ishin përqendrua­r laboratorë­t e prodhimit të armëve kimike. Kryeminist­ri qep gojën për bombardime­t në Siri, sepse në Amerikë drejton Trump dhe jo Sorosi. Kryeminist­ri që komenton çdo budallallë­k të mundshëm më të gjithë fuqinë e mundshme dhe me të gjithë cektësinë e mundshme, ka qepur gojën për bombardime­t që SHBA udhëhoqi në Siri", u shpreh Vasili. "Sigurisht për kryeminist­rin, që urren presidenti­n Trump fjalët nuk i dalin nga goja, sepse Trump po udhëheq një aksion të nivelit botëror për goditjen e diktaturav­e gjakatare dhe veçanërish­t në Siri. Turp për kryeminist­rin që i kundërvihe­t Amerikës dhe shqiptarëv­e duke heshtur. Fol kryeminist­ër, boll u frike; për të mirën e njerëzimit, Amerikën e drejton Trump, jo Sorosi", u shpreh Vasili.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania