Gazeta Shqiptare

Bushati takon pakicat serbo- malazeze: Projekte specifike për pakicat kombëtare

-

Ministri

i Jashtëm, Ditmir Bushati ka nisur dëgje sat me pjesëtarë të pakicave kombëtare, pas miratimit të ligjit për pakicat kombëtare. Qeveria ka vendosur që aktet nënligjore të mos i vendosë pa i diskutuar më parë me vetë pakicat e njohura. Ministri për Evropën dhe Punët e jashtme, Ditmir Bushati theksoi gjatë një diskutimi me pjesëtarë të pakicave në Shkodër se, pavarësish­t progresit që është bërë, ka ende shumë detyra përpara si promovimi dhe mbrojtja e të drejtave të pakicave. "Kemi shumë detyra përpara, fillimisht me ripërcakti­min e të gjithë arkitektur­ës në fushën e mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të pakicave, bashkëpuni­min me pushtetin vendor dhe me përfaqësue­sit kryesorë të pakicave të ndryshme në Shqipëri", tha Bushati. Ministri theksoi se ka diskutuar me ministrat e Jashtëm të Malit të Zi dhe Serbisë për të ndërtuar projekte specifike që janë më të përshtatsh­me për karakteris­tikat që ka pakica në Shkodër. Kryetarja e Nënkomisio­nit për të Drejtat e Njeriut, znj. Vasilika Hysi, theksoi ky proces konsultimi është praktika e duhur për hartimin e kuadrit të duhur ligjor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania