Gazeta Shqiptare

Rrëfimi i Aneta Ramës për jetën

-

një rrëfim të saj, të mëhershëm, Aneta Rama ka thënë se ka studiuar në Poloni. Ajo ka qenë studente e mirë, madje për dy vjet ka qenë studentja më e mirë e vitit. "Më ka pëlqyer profesioni, por u detyrova që ta lë pak mënjanë, domethënë nuk bëra karrierë në profesioni­n tim për arsye shëndetëso­re dhe familjare", ka rrëfyer nëna e kryeminist­rit Rama. Ajo ka treguar për vitin 1997 dhe historitë që rrodhën më pas në familjen e saj që nga largimi i dy djemve njëri në SHBA e Edi në Francë e më pas vdekja e të shoqit, një vdekje e parakohshm­e. "Në 1997- tën kam kaluar një periudhë shumë të vështirë. Filloi me rrahjen e Edit, më 22 janar dhe që pasoi me rrahjen e Olsit në tre mars të këtij viti. Sigurisht janë momente që nuk harrohen për një nënë, por ishin momente që tronditën të madh e të vogël në atë kohë. Unë nuk do e harroj që shtëpia jonë ishte e mbushur ditë të tëra me njerëz. Fqinjët thoshin tundeshin shkallët, aq shumë njerëz kanë ardhur", ka kujtuar ajo. Pavarësish­t kritikave dhe akuzave që ka ndaj kryeminist­rit Edi Rama, ish- kryeminist­ri Berisha, me profesion mjek ka shprehur vlerësimet e tij për nënën e Ramës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania