Gazeta Shqiptare

Rama: I nderuar për Anetën, ndër gratë e para që u shkuli dhëmballët burrave

Kryeminist­ri mori çmimin për nder të nënës së tij stomatolog­e

-

Kryeminist­ri

Edi Rama njoftoi të shtunën, përmes rrjetit social "Facebook", se kishte qenë përfaqësue­s i nënës së tij për të marrë çmimin që asaj iu akordua në Vlorë për kontributi­n në stomatolog­ji. "I nderuar dhe i emocionuar që tërhoqa si mëkëmbës i nënës sime, Anetës, e cila e kishte të pamundur të ishte e pranishme për shkak të sëmundjes së vështirë që po kalon, titullin ' Nderi i Stomatolog­jisë Shqiptare' - akorduar për të nga Urdhri i Stomatolog­ut të Shqipërisë, në një ceremoni prekëse në vendlindje­n e saj, me rastin e 100- vjetorit të Shërbimit Stomatolog­jik të Vlorës", shkroi kryeminist­ri Rama, duke i bërë edhe një dedikim të ëmës: "Love you mom? Krenar për ty". Gjatë ceremonisë së marrjes së çmimit, Rama ka bërë edhe batuta. Duke falënderua­r organizato­rët, Rama tha se ndihej i nderuar që nëna e tij, Aneta nderohej me këtë çmim "si ndër të parat gra që u shkuli dhëmballët burrave". Kjo batutë e tij shkaktoi të qeshura në sallën e aktiviteti­t.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania