Gazeta Shqiptare

Plagosi me thikë 3 persona në Divjakë, arrestohet autori Kujtim Imeri

Sherri në lokal, 40- vjeçari nën akuzë për "Plagosje e lehtë me dashje"

-

LUSHNJE - Një 40vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Divjakës ditën e djeshme, pasi akuzohet se plagosi tre persona me thikë mbrëmjen e së Shtunës. Bëhet fjalë për shtetasin Kujtim Imeri, i cili sipas policisë dy ditë më parë rreth orës 21: 20, në një lokal në fshatin Shën e Premte, për motive të dobëta është konfliktua­r me shtetasit B. G., 67 vjeç; A. G., 21 vjeç, dhe D. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte Divjakë, ku gjatë konfliktit i ka qëlluar me thikë. Aktualisht shtetasit e plagosur ndodhen në Spitalin Rajonal Lushnje nën kujdesin e mjekëve. Autori pas plagosjes u largua nga vendngjarj­a, por si rezultat i reagimit të shpejtë të policisë, u kap dhe u arrestua menjëherë nga shërbimet e Policisë Divjakë. Shtetasi Kujtim Imeri është person me precedentë penalë në fushën e krimeve kundër personit dhe ka qenë i dënuar më parë për plagosje me thikë. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua thi-

KONFLIKTI

Sipas policisë, Kujtim Imeri dy ditë më parë rreth orës 21: 20, në një lokal në fshatin Shën e Premte, për motive të dobëta është konfliktua­r me shtetasit B. G., 67 vjeç; A. G., 21 vjeç dhe D. Gj., 26 vjeç, banues në fshatin Shën e Premte Divjakë, ku gjatë konfliktit i ka qëlluar me thikë.

ka me të cilën autori goditi 3 shtetasit. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje për veprat penale "Plagosje e lehtë me dashje" dhe "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania