Gazeta Shqiptare

Vrasja e Mario Majollarit, motra publikon videon prekëse me të vëllain

-

Ndarja nga jeta në moshë të re e Mario Majollarit, 28- vjeçarit që u ekzekutua mbrëmjen e 10 prillit nga hasmit e babait, nuk është aspak e lehtë për familjen dhe të afërmit e tij. Motra e tij ka publikuar një video në "Facebook", ku shfaqet me Marion në një dasmë duke kënduar këngën e Artjola Toskës "Mirëmëngje­s dashni", duke i thënë vëllait "bota ime je". Motër e vëlla duken shumë të lumtur dhe të gëzuar me njëritjetr­in. Prindërit e Marios janë divorcuar që kur ai ishte 2 vjeç dhe nëna ishte kujdesur e vetme për t'i rritur të dy fëmijët. Mario Majollari u vra pranë banesës së tij në Kinostudio për hakmarrje dhe autori i krimit dyshohet të jetë shtetasi Kastriot Gjuzi. I ati i viktimës, Avni Majollari, është dënuar për vrasjen e dy personave në vitin 2000, njëri prej të cilëve ishte vëllai i Kastriot Gjuzit, Ilir Gjuzi.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania