Gazeta Shqiptare

Plagosja e 32- vjeçarit në Fier, policia: I riu u qëllua nga dy kushërinjt­ë

Sherri në pikën e basteve, identifiko­hen dhe shpallen në kërkim autorët Zbardhet ngjarja, ja si u shpëtoi plumbave Arbër Jakupi

-

Policia e Fierit ka zbardhur në kohë re kord ngjarjen e ndodhur dy ditë më parë, ku mbeti i plagosur 32- vjeçari Arbër Jakupi. Uniformat blu bëjnë me dije se kanë identifiku­ar dhe shpallur në kërkim autorët e dyshuar të ngjarjes, dy kushërinjt­ë 25vjeçarë, E. H. M. dhe E. D. M.. Konflikti ndodhi afër Prefekturë­s në Fier, ku dy djemtë e xhaxhallar­ëve kanë plagosur me thikë shtetasin Arbër Jakupi, pas një sherri në një pikë bastesh. Sakaq, policia po punon intensivis­ht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Një sherr mes tre personave në një pikë bastesh në Fier degjeneroi dy ditë më parë deri në përdorimin e armëve të zjarrit. Policia zbardhi në kohë rekord ngjarjen ku mbeti i plagosur 32- vjeçari A. J. Policia identifiko­i dhe shpall në kërkim dy autorët e dyshuar. Pas konfliktit të ndodhur më datën 14.04.2018, rreth orës 21: 25 në afërsi të Prefekturë­s Fier, ku mbeti i plagosur shtetasi A. J, 32 vjeç, banues në Fier, Policia e Fierit ngriti një grup të posaçëm hetimor për zbardhjen e ngjarjes. Sipas policisë, nga hetimet paraprake dhe nga informa- cionet e siguruara, dyshohet se shtetasi A. J., pasi është konfliktua­r fizikisht në një lokal për motive të dobëta me shtetasit E. H. M, 25 vjeç dhe E. D. M, 25 vjeç, të dy banues në Patos ( djem xhaxhallar­ësh), është qëlluar me thikë nga shtetasi E. H. M. Gjithashtu, njëri prej autorëve ka qëlluar edhe me armë zjarri pistoletë në drejtim të shtetasit A. J., por nuk ka pasur plagë të shkaktuara nga arma. Policia po punon intensivis­ht për kapjen e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokuroris­ë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale "Vrasje me dashje, e mbetur në tentativë e kryer në bashkëpuni­m" dhe "Prodhimi dhe mbajta pa leje e armëve dhe municionit luftarak" parashikua­r nga nenet 76/ 22/ 25 dhe 278/ 2 të Kodit Penal.

 ??  ?? Vendi ku ndodhi ngjarja
Vendi ku ndodhi ngjarja

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania