Gazeta Shqiptare

U kap me kokainë në lokal, gjykata liron "Stresin"

-

Ditën e djeshme në Gjykatën e Tiranës është zhvilluar seanca gjyqësore ndaj reperit Arkimed Lushaj të njohur si "Stresi". Prokuroria e Tiranës kërkoi masën e detyrim paraqitjes dhe hetimit në gjendje të lirë, masë të cilën e konfirmoi Gjykata Penale e Tiranës, duke urdhëruar lirimin e tij të menjëhersh­ëm. Arkimed Lushaj nuk ka dhënë vetë asnjë koment para togave të zeza, ndërsa avokati i tij mohoi akuzat se këngëtari ka lidhje me trafikun e narkotikëv­e. Stresi u arrestua tri ditë më parë nga njësia antidrogë në Tiranë me tri akuza, për prodhim e shitje narkotikës­h, përshtatje ambienteve për të konsumuar narkotikë dhe moskallëzi­m krimi. Atij iu gjet një sasi kokaine, teksa qëndronte në një lokal në shoqërinë e disa miqve të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania