Gazeta Shqiptare

Kontrrolle­t rrugore, policia e Elbasanit pezullon 44 patenta, 8 shoferë në pranga

-

ELBASAN - Policia Rrugore e Elbasanit gjatë këtyre 24 orëve të fundit, me qëllim rritjen e parametrav­e të sigurisë kanë vijuar kontrollet në të gjitha akset rrugore. Kontrollet kanë konsistuar për pije alkoolike, për shpejtësi, për drejtim mjeti pa leje drejtimi, për mosvendosj­e të rripit të sigurimit, të përdorimit të celularit gjatë drejtimit të mjetit, të transporti­t të udhëtarëve pa licencë apo pa kontroll teknik, etj. Gjatë kontrollev­e janë arrestuar 8 drejtues mjetesh nga këta 5 për drejtim mjeti pa leje drejtimi dhe 3 për drejtim mjeti në gjendje të dehur. Janë pezulluar 44 leje drejtimi nga këto 30 leje drejtimi për shpejtësi tej normave të lejuara dhe 14 leje drejtimi për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit apo në gjendje të dehur. Po gjatë kontrollev­e janë evidentuar një sërë shkeljesh të rregullave të qarkullimi­t rrugor, ku drejtuesit e mjeteve janë ndëshkuar me masë administra­tive dhe konkretish­t janë vendosur gjithsej 952 masa administra­tive nga këto 24 për mospërdori­m të rripit të sigurimit; 88 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit; 17 masa për mosvendosj­e të kaskës mbrojtëse dhe 12 për parakalim të gabuar. Ndërsa pjesa tjetër për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania