Gazeta Shqiptare

AKSIONI

150 pemë të reja tek Universite­ti Bujqësor

-

ambientet e Uni versitetit Bujqësor të Tiranës janë mbjellë 150 pemë të reja, krahas punimeve që po kryhen për të krijuar kushte më të mira për studentët. Të pranishëm në këtë aksion ishte stafi pedagogjik i këtij universite­ti si dhe kryebashki­aku Erion Veliaj, i cili theksoi se po punohet fort për t'i dhënë UBT- së pamjen dhe rëndësinë që meriton. "Universite­tet tona kanë fuqi ligjore, kur vjen puna tek pavarësia akademike, ama duhet të kenë edhe pavarësi financiare, ndaj bashkë me kryeminist­rin jemi duke bërë investime që po e konturojnë dhe modernizoj­në këto hapësirave. Qeveria ka dhënë një fond për të bërë rrethimin dhe sistemimin, për të treguar se ky vend ka zot, sepse e quajmë realisht një tempull të dijes dhe jo një vend që mund të zaptohet apo ku mund të kullosë bagëtia. Kurse, Bashkia e Tiranës po bën ndërhyrje të brendshme", tha Veliaj. Ky i fundit më tej theksoi se investimet në këtë hapësirë universita­re kanë prekur kryesisht rrugët, trotuaret, pjesët rekreative, si dhe të gjithë infrastruk­turën nëntokësor­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania