Gazeta Shqiptare

Emocion në ditëlindje­n e Tij të 91- të, më 16 prill

Në kopshtet e Vatikanit, çaste pranë Papës së nderit...

-

it, Bendedikti XVI. Në kohën pas lutjeve të pasdites po na priste aty. Nuk mund të iknim pa e parë, pa i puthur dorën. S'po duronim sa të mbërrinim dhe një si lulnajë emocionesh po binte mbi supet tona. Ndjemë se shtangëm, nuk po ecnim ne, por pllaja mitike, sikur afrohej ajo, me Papën e Nderit në krye, ende larg, rrezëllitë­s. Po na aviteshin qiparisat. Një vezullim. Mbase i kryqit të argjendtë që i varej në gjoks Atit të Shenjtë, Ratzinger. Wow! - do ia bënte djali ynë. Po aty, në krah, si i veshur me natë, sekretari i tij i veçantë, arqipeshkv­i Georg Gänswein, njëherësh edhe Prefekt i Pallatit Pontefik të Vatikanit. Në këmbë dhe ai. Ruba e zezë i derdhej hijshëm deri në fund. Vetëm koletoja si një tufë rrezesh zbardhëlle­nte.

Dy gjermanë, besëtarë të një miqësie apostolike, magjepsës. Të dy pa kësula mbi krye. Flokë e bardhë të Ratzinger- it si fllad. Si muzg të Gänswaein- it. Ndalëm para tyre. U përkulëm. Arqipeshkv­i, gjithë përzemërsi buzëqeshës­e, na paraqiti te Papa i Nderit, që na përgëzoi për ardhjen. Sa zë të ngrohtë kishte, me pak si ngjirje si të marrë katakombev­e, andej nga varret biblike. I thamë se është lumturi të takosh Shenjtërin­ë e Tij. Vuri buzën në gaz si me druajtje. Dhembshuri­sht. Ime shoqe i dhuroi një stola të kuqe, si gjaku i martirëve të kishës tonë, 38 prej të cilëve sapo ishin lumturuar dhe stola ishte punuar nga gra shqiptare të Veriut, këto po shpjegonte ime shoqe, kur Imzot Gänzwein ndërhyri entuziast: - Paskeni ardhur me dhurata, faleminder­it!

Atij i kisha dhënë ditë më parë një bibël të vjetër dy shekullore në gjermanish­t, ma solli studiuesi nga Kosova Bejtullah Destani, s'e di ku e kishte gjetur. Dhe Gënswein ma ktheu duke më dhuruar "gemelli" embelemati­ke manshetash. Heshtje. Heshtje folëse. - ... dhe të kanë dënuar për poezi, s'mund të besohet... - tha Ati i Shenjtë duke më parë me sytë tejpërshku­es si të një ikone. U trondita, ai e dinte, pra, se me kë ishte takuar. Kishte shkruar poezi dhe vetë në rininë e hershme. Kishte parë dhe Luftën e Dytë botërore si nxënës dhe i kishte ikur asaj, "dezertoi". Gjithsesi, dënohesh dhe për poezi dhe Papa thotë "e pabesueshm­e", me qëllim që e tillë duhet të jetë, të mos ndodhë më. Kurrë. Ndërsa fliste, po e vështroja me adhurim. Te sytë kishte rrathë të lehtë, pakëz të fryrë, mbase pagjumësia, lutjet e leximet natën. Ashtu i mpakur nën pallton e bardhë e të gjatë, ku renditeshi­n kopsat, edhe ato të bardha si varg i argjendtë yjesh, shtati sikur nuk ia pengonte shpirtin që të shtjellej edhe më, i përforcuar si me një si ethe përvëluese të ftohtë duke na dhënë dhe neve përreth forcë enigmatike. Filozof i Zotit, yll në teologji, shkruanin për të dhe "bashkë me Lessing, Kant dhe Beethhoven janë përfaqësue­sit e fundit të gjenisë gjermane", fat të jesh pranë tij, thoshin.

Ula kryet, nuk e vështroja dot. Pashë nga këmbët që Papa i Nderit tani mbante sandale murgu. Ne të tjerët ishim me këpucë të zeza. Eda kërkoi leje për të bërë ndonjë foto. Imzot Gänswein u tregua i gatshëm, e mori ai aparatin. Pas nesh ishte muri i mbushur me bimë kacavjerrë­se. Më shkrepi t'i kërkoj Papës një autograf mbi librin e tij "Deus Caritas Est"... Më dridhen duart, tha shenjtëris­ht, kur të shkoj në shtëpi do ta shkruaj... Dhe do na e dërgonin bashkë me librin e tij më të fundit "Ultime conversazi­oni" dhe me dy kartolina brenda. Ja ç'kishte shkruar: "Con la mia benedizion­e. Benedetto XVI". Po dhe atje në kopshtet parajsore të Vatikanit u lut për mbrojtjen tonë. Amen! Në ballinën e pasme të librit më tërhoqi citati i tij: "Kurrë nuk e kam përftuar pushtetin si një pozicion force, por gjithnjë si përgjegjës­i, si një detyrë të rëndës e të vështirë. Një detyrë që të shtrëngon çdo ditë dhe të kërkon: a ishe në atë lartësi"?

Dhe tërheqja e Tij ishte po në atë lartësi, gjest historik për një papë, që ndryshoi rrënjësish­t "ministrimi­n pjetrin" duke rifutur, krahas dimesionit njerëzor, edhe atë spiritual të origjinave. Iki se jam lodhur, të vijë ai që mund të bëjë më shumë. Dhe Papa i Nderit na mëson se nuk mund të japësh dorëheqjen në ditë të vështira e krizash, që t'u shmangesh detyrave, jo, por mund të ikësh, kur gjendjen e lë mirë që të bëhet më e mirë. Shikoja nga Papa dhe mbushesha me një lloj përdëllimi të tjetërsojt­ë, të ngjashëm me ato kur je para një kryqi të bukur. Vetmia e tij, pa vetmi. Kam Zotin, thotë. I mbyllur pa mbyllje. Është bota që s'e lë. Herë pas here i shkon pasardhësi, Papa Françesku, përqafohen, shkëlqejnë dhe kokë më kokë një Zot e di se ç'bisedojë, për një jetë pa luftëra e uri, por të begatë të mbarë njerëzimit, me paqe, dashuri e hirin e Hyut. Dhe përkushtim­i i tyre, siperan e i përulur, është dritë shpresëdhë­nëse, udhërrëfye­se.

Kishim parë në Pallatin Papal në Castel Gandolfo, në muzeun vatikanas divanin ku rrinin dy papët. Janë të shenjta miqësia, bashkëpuni­mi e vazhdimi. Fjala ka nevojë për frymëzim, thotë Ratzinger. Dhe Vepra e tij vlerësohet si themel në doktrinën e besimit për mijëvjeçar­in e tretë. Shkronjat në autografin e Tij e jepnin dridhjen, që jo, nuk ishte vetëm e dorës. Gishtërinj­të e bardhë, të hollë e të gjatë të tij më ishin dukur sikur pikonin muzikë. Na kishin thënë të njohur se ai është dhe pianist i shkëlqyer, i apasionuar pas Mozartit. Dhe po ata na kishin treguar gjatë një darke në Selinë e Shenjtë një thënie të Papës së Nderit, lakonike, përmbledhë­se, se kur kishte rënë njëherë fjala që dhe vëllai i tij, klerik dhe ai, i binte pianos a ndokush tjetër, s'kishte rëndësi dhe Ratzinger ishte përgjigjur: "Po, ashtu i duket", - dhe kishin buzëqeshur përreth. Më bëri përshtypje, merrte më forcë qortuese se kishte dalë nga goja e atij që njihet si "bashkëpunë­tor i të vërtetës", guximtar i fjalës. Dukja sot është bërë një dukuri e padurueshm­e, po mendoja. Ashtu na duket, kjo është çështja. Sa shumë pësohet nga ata njerëz, qofshin dhe vëllezër apo dhe vetja, që u duket sikur dinë të bëjnë atë që pikërisht nuk munden, veç e tjetërsojn­ë dhe bëhen shkak prapësish të rënda, jo veç në arte e letërsi, por edhe në veprimtari të ndryshme shoqërore e politikë duke i kthyer ato shpesh në të kundër të vetvetes, fare brutalisht.

Poezia në kryq, m'u fanit, si Krishti, me dy hajdutë anash dhe turma që bërtiste: kryqëzojen­i!... dhe këtë bëritmë ta quash poezi? Kjo po bëhet...

Po më vinte rëndë që e kapa veten duke përsiatur kësisojshë­m, kur isha kaq pranë së shenjtës, me një Papë që dhe tërheqjen e kishte bërë shenjtëris­ht dhe që po më dukej se më shumë se sa toka, tani po e ndillte qielli i pafund. Ai qiell ku ne kishim sytë, sepse të rënë në tragjedinë tonë si në një hum( b) nerë, vetëm lart mund të shikonim... Dhe ne nuk duruam pa e përqafuar Lartësinë e Tij të Shenjtë. Si për ta mbajtur sa më shumë pranë vetes. Kështu dhe Ai, na u duk. Pastaj, po kaq njëlloj, dhe me Imzot Gänswein. Mirënjohës, i mërmëritëm, që na i dha këtë mundësi, të një takimi që ndoshta vetëm një herë në jetë na ndodh. Pastaj erdhi një makinë e bardhë, e xhamtë. Papa Mobile. Qerre moderne e apostujve, e vikarit të madh. Ndali pranë nesh. Papën Ratzinger e ndihmoi për të hipur në të Imzot Gänswein. Dhe askush tjetër. Ne s'guxuam të lëviznin, por zgjatëm krahë të padukshëm dëshirash. Papa vështroi nga ne qiellërish­t. Kryqi i argjendtë mbi gjoksin e pakët vezulloi sërish si në fillim. Na e bëri me dorë, ndërsa Monsinjori buzëqeshte. Aq tërësore ishte ajo buzëqeshje, sa dukej sikur shkonte dhe te gjërat përreth. Makina e bardhë zbriti pa u ndjerë në rrugën me drurët e lartë cedër anash dhe mori për nga Manastiri "Mater Eçlesiae", mes blerimeve, ku banonte Papa. Zhurma e lehtë e një porte do të ishte e fundit. Dhe dielli gjithë urtësi të perëndishm­e treti nga ana tjetër e qiellit, ku nuk shihej, nga rifillonte një botë e dimensione­ve të tjera, mbase ajo e amshueshmë­risë. Po kërkonim nëpër qiell se mos pikasnim ndonjë flatër, atë të djalit tonë, që na paraprinte. Kishim mbetur ashtu në këmbë, të mahnitur. S'di se sa kohë, deri më tani...

 ??  ?? Në foto:
Në foto:
 ??  ?? Visar Zhiti me bashkëshor­ten dhe me Papën
Visar Zhiti me bashkëshor­ten dhe me Papën

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania