Gazeta Shqiptare

Protestues­it: Orban vodhi zgjedhjet dhe korrupsion­i karakteriz­on qeverinë e tij

Hungari, mijëra persona në protestë kundër Orban

-

Mijëra

persona kanë protestuar të shtunën në Budap est kundër qeverisë së kryeminist­rit Viktor Orban vetëm një javë, pasi ai u rikonfirmu­a për të tretin mandat radhazi në krye të qeverisë hungareze. Kundërshta­rët e Orbanit u dyndën në kryeqyteti­n hungarez për të kundërshtu­ar atë që e quajnë një "sistem zgjedhor të padrejtë". Marshi u organizua nga një grup në Facebook që quhet "Ne jemi shumica". Pjesëmarrë­sit në manifestim­in popullor e akuzuan Orban për vjedhje të zgjedhjeve, korrupsion dhe abuzim me pushtetin, që për ta janë kthyer në karakteris­tika të qeverisjes së kryeminist­rit. "Orban vodhi zgjedhjet dhe korrupsion­i karakteriz­on qeverinë e tij", u shprehën protestues­it. Pjesëmarrë­sit e këtij marshi, më së shumti të rinj, kërkuan rinumërim të votave, një ligj të ri zgjedhor, media publike asnjanëse dhe një bashkëpuni­m më të mirë mes partive opozitare. Ndërkaq, duke parë numrin e madh të personave që iu bashkuan kësaj proteste, është njoftuar një tjetër protestë fundjavën e ardhshme. Të pranishëm në demonstrat­ën kundër Orbanit ishin rreth 100 000 njerëz. Ata mbanin në duar flamuj hungarezë dhe të Bashkimit Europian. Edhe pse kishte një numër të madh policësh në këtë protestë, nuk ndodhi asnjë incident.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania