Gazeta Shqiptare

Kequshqyer­ja, shkaktari kryesor i sëmundjes. Ja simptomat e para

-

Si mund të trajtohet koliti me bimë medicinale?

Konsumoni vaj esencial mendre dhe borziloku si dhe përdorni xhinxher në gjellë. Kombinimet bimore për kolitin përm- bajnë bimë, të cilat ndalojnë inflamacio­nin dhe kurojnë sëmundjen. Gjithashtu glikoja e arrës shërben si antibiotik natyral pasi përmban jod dhe e mjekon zorrën nga brenda dhe ndihmon në mbylljen e plagëve të brendshme.

Aloe vera xhel është shumë i domosdoshë­m për të kuruar kolitin. Edhe curcumina që gjendet tek turmeriku ndihmon në sëmundjet inflamator­e dhe forcon sistemin imunitar, pasi është një antioksida­nt i fuqishëm. Frankincen­se është gjithashtu shumë i domosdoshë­m, pasi ndalon reaksionet kimike në organizëm që prodhojnë stimulantë për inflamacio­nin. Më tej edhe mjalti shërben si lubrifikue­s i zorrës, pasi ul inflamacio­nin dhe nxit përthithje­n e antioksida­ntëve nga organizmi.

Si duhet të ushqehen personat e sëmurë me kolit?

Të gjithë pacientëve që paraqiten te ne e vuajnë nga kjo sëmundje u rekomandoj­më të konsumojnë fruta me tul dhe perime jeshile. Gjithashtu duhet të bëjnë kujdes që të mos shtojnë në peshë e të mundohen të largojnë stresin e të bëjnë një gjumë sa më të qetë e të plotë. Më tej këshillohe­t që të prekurit nga koliti të përmirësoj­në punën e sistemit imunitar duke përdorur bimë medicinale, të cilat ndihmojnë në këtë si dhe të marrin vitaminën C. Gjithashtu, rekomandoh­et të konsumohen 2 litra ujë në ditë, peshk pasi përmban omega3 dhe kjo ndihmon në uljen e inflamacio­nit, 1 banane në ditë, lulelakër si dhe brokoli. Rekomandoh­et përdorimi i arrave, bajameve, farave të lirit të shtypura dhe fara chia, pasi përmbajnë acide yndyrore të cilat ushqejnë dhe rigjeneroj­në zorrën e kanë veti antiinflam­atore.

Cilat janë ushqimet që duhen evituar?

Ushqimet që duhen përdorur në sasi të kufizuara nëse nuk vuani nga koliti dhe ato që nuk duhen përdorur fare në periudhën e zorrës së inflamuar janë: kafja ( kafja nxit jashtëqitj­en); alkooli ( nxit diarrenë); produktet e qumështit ( rritin bakteret në zorrë); fasulet ( shkaktojnë shumë gazra dhe fryrje të mëtejshme të zorrës). Gjithashtu duhet evituar përdorimi i mishit, pasi ky i fundit kërkon një zorrë të shëndetshm­e për t'u tretur; misrave, sheqernave e ëmbëlsirav­e. Edhe ushqimet pikante shkaktojnë diarre, fryrje të zorrëve dhe rritje të inflamacio­nit, prandaj duhen eliminuar nga tryeza.

 ??  ?? Mjeku popullor, Ylli Merja
Mjeku popullor, Ylli Merja
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania