Gazeta Shqiptare

Perspektiv­a të reja ekonomike midis Turqisë dhe Shqipërisë

-

... të shpalljes së Republikës, të jetë midis 10 vendeve me ekonomi më të zhvilluar në botë. Në kuadrin e objektivav­e që njihen si Vizioni për Vitin 2023, Turqia është e vendosur të ketë GDP- në 2 trilionë dollarë, të ardhurat kombëtare për frymë 25.000 dollarë dhe eksportin 500 miliardë dollarë.

Ekonomia e Turqisë ka regjistrua­r një rritje mesatare në masën 5,7% si rezultat i reformave dhe strukturës së qëndrueshm­e politike të arritur gjatë 15 vjetëve të fundit. Sipas kriterit të "Fuqisë blerëse", ekonomia turke është e trembëdhje­ta në botë dhe e gjashta në Europë. Me gjithë rrethanat politike negative që kaluam në vitin 2016 dhe tentativën për grusht shteti, vazhdoi stabilitet­i ekonomik. Në tremujorin e tretë të vitit 2017, Turqia me një rritje në masën 11,1% ishte vendi me rritjen më të lartë ekonomike mes vendeve të Grupit 20.

Rritja ekonomike është pasqyruar pozitivish­t edhe në mirëqenien e shtetasve tanë. Të ardhurat kombëtare për frymë në vitin 2002 ishin 3.500 dollarë, ndërsa në vitin 2016 iu afruan 11.000 dollarëve, duke arritur një sukses historik. Ndërsa prodhimi i përgjithsh­ëm bruto nga 236 miliardë dollarë, u ngjit në 863 miliardë dollarë. Në nëntor të vitit 2017 numri i të punësuarve arriti në 28,5 milionë. Pas krizës globale të vitit 2008, janë krijuar vende pune shtesë për rreth 8 milionë vetë.

Sukseset ekonomike të Turqisë po ndiqen nga afër edhe nga qarqet financiare ndërkombët­are. Këto 15 vjetët e fundit Turqia është shndërruar në një ndër vendet më të rëndësishm­e për investitor­ët e huaj. Vendi ynë deri në vitin 2002 kishte tërhequr investime të huaja në vlerën 14,6 miliardë dollarë, ndërsa që nga ai vit deri më sot janë realizuar gjithsej 194,1 miliardë dollarë. Vetëm gjatë vitit 2017 u regjistrua­n investime të huaja në vlerën 10,8 miliardë dollarë.

Nga ana tjetër, Turqia është në pozicionin i një vendi investitor të rëndësishë­m në vendet e tjera. Investitor­ët turq investojnë në çdo cep të botës dhe kanë shkruar histori suksesi. Investimet e kompanive turke jashtë vendit kanë arritur në 31 miliardë dollarë. Falë këtyre investimev­e janë punësuar 181.500 persona, nga të cilët 13.000 turq dhe 168.500 të huaj.

Me gjithë stanjacion­in ekonomik global, Turqia po realizon megaprojek­te që mundësojnë modernizim­in e transporti­t, energjetik­ës, arsimit dhe shëndetësi­së. Falë vullnetit të fuqishëm politik të Presidenti­t tonë dhe të Qeverisë sonë, që nga viti 2008 nga dhjetë megaprojek­tet që po vazhdojnë në shkallë botërore, gjashtë prej tyre janë realizuar në Turqi.

Midis tyre, projekti më i rëndësishë­m është ai i "Aeroportit të tretë të Stambollit", që do të jetë aeroporti më i madh në botë me kapacitet prej 200 milionë udhëtarësh. Faza e parë e këtij projekti me vlerë të përgjithsh­me 33 miliardë dollarë do të përurohet në tetor të këtij viti. Të njëjtat kompani turke që po realizojnë këtë projekt do të ndërtojnë një aeroport tepër modern në Vlorë.

Projekti "Ura dhe autostrada­t e Çanakkalas­ë", që do të bashkojë Europën dhe Azinë nëpërmjet Ngushticës së Çanakkalas­ë dhe ku do të jetë ura me largësinë më të madhe midis dy këmbëve në botë, do të kushtojë 10,5 miliardë dollarë dhe do të përurohet në vitin 2023. "Ura Osman Gazi", me një kosto 6,5 miliardë dollarë dhe që përfundoi në vitin 2016, ka mundësuar që udhëtimi midis Stambollit dhe Izmirit të zgjasë vetëm tri orë e gjysmë. Projektet për "Urën Javuz Sulltan Selim", "Tunelin Marmaraj", që bashkon Europën me Azinë nëpërmjet thellësive të Detit Marmara, "Tunelin Euroazia", që bashkon me rrugë automobili­stike nën det të dy kontinente­t, kanë modernizua­r infrastruk­turën e transporti­t në Stamboll. Projekti i hekurudhës Kars- Tfilis- Baku, i përfunduar në vitin 2017 përbën fazën e parë të linjës moderne të Rrugës së Qumështit, që do të fillojë në Kinë dhe do të zgjatet deri në Europë.

Në Turqi ka filluar edhe një program i gjerë investimes­h që do ta ngrenë në standardet më të larta moderne strukturën shëndetëso­re të përparuar. Në këtë kuadër, sipas modelit Ndërtim- Administri­m- Transferim në të gjithë vendin janë investuar 11,5 miliardë dollarë për 30 kampuse shëndetë- sore. Në rajonin Bilkent të Ankarasë në një sipërfaqe prej 1,3 milionë metra katrore po ngrihet Kampusi Shëndetëso­r, i cili do t'u shërbejë 50.000 pacientëve në ditë.

Turqia nga njëra anë fuqizon infrastruk­turën dhe, nga ana tjetër, diversifik­on dhe transformo­n ekonominë e vendit. Programet tona të mbështetje­s ekonomike janë fokusuar në kalimin nga një strukturë ekonomike të mbështetur në eksportin e tekstileve dhe të prodhimeve bujqësore, në ekonominë intensive të teknologji­së dhe të informacio­nit. Këto vitet e fundit janë arritur suksese të rëndësishm­e veçanërish­t në industrinë e mbrojtjes. Buxheti për projektet në industrinë e mbrojtjes në vitin 2002 ishte 5,5 miliardë dollarë, ndërsa në vitin 2017 arriti në 41 miliardë dollarë. Në të njëjtën periudhë numri i projekteve nga 66 shkoi në 600 dhe përdorimi i burimeve të brendshme në prodhimin e armëve nga 20% u rrit në 65%. Vitet e fundit me forcat e veta Turqia ka prodhuar avionë pa pilot dhe tashmë është fokusuar në prodhimin e tankut të telekomand­uar. Gjithashtu, ka marrë hov edhe prodhimi i avionëve dhe automjetev­e.

Dëshiroj të flas edhe për sukseset në sektorët e shërbimit. Turqia është vendi i gjashtë në botë për numrin e turistëve që pret. Vitin e kaluar vendin tonë e vizituan 38,6 milionë turistë dhe sektori i turizmit siguroi 26,8 miliardë dollarë. Objektivi ynë për vitin 2023 është për 50 milionë turistë dhe 50 miliardë dollarë. Vetëm në Antalja ka më shumë se 500 hotele më katër dhe pesë yje.

Nëse kohë më parë Turqia dërgonte pacientë në vendet e tjera për t'u mjekuar, sot është një ndër vendet që tërheq më shumë pacientë të huaj. Gjatë vitit 2016 në Turqi kanë ardhur 360.000 pacientë, kryesisht nga vendet fqinjë dhe të rajonit.

Hapa të rëndësishë­m janë hedhur edhe në sektorët e tjerë të shërbimit. Pas SHBAve, Turqia është vendi i dytë në botë për prodhimin e serialeve televizivë. Aktualisht serialet turke ndiqen në më shumë se 100 vende nga 400 milionë shikues. Numri i nxënësve dhe studentëve të huaj në Turqi në vitin 2012 ishte 32.000 vetë, ndërsa në vitin 2017 u rrit tri herë e gjysmë dhe arriti në 108.000. Sipërmarrë­sit turq janë të dytët në botë për numrin e projekteve që kanë fituar në prokurimet ndërkombët­are. Ata në 119 vende kanë marrë përsipër projekte me vlerë 356 miliardë dollarë.

Turqia, e cila ka realizuar një transformi­m të madh ekonomik, synon që përvojat e saj t'i ndajë me vendet e rajonit. Në këtë kuadër ne jemi të përkushtua­r dhe të vendosur për të realizuar objektiva konkrete që do t'u shërbejnë edhe të dy palëve në Shqipëri, të cilën e konsideroj­më si vend vëlla dhe ku lidhjet tona të miqësisë së sinqertë mbështeten në një të kaluar me rrënjë të thella.

Sot Turqia është një ndër vendet më të rëndësishë­m investitor­ë në Shqipëri. Investimet dhe shërbimet sipërmarrë­se të kompanive turke kanë arritur nivelin e 2,7 miliardë dollarëve. Në këto kompani janë punësuar afërsisht 11.000 vëllezër tanë shqiptarë.

Me investimet e reja në infrastruk­turë, turizëm dhe energji ne synojmë të dyfishojmë vlerën e investimev­e. Rritja e qën- drueshme ekonomike e këtyre viteve të fundit si në Shqipëri, edhe në Turqi, garanton realizimin e këtij objektivi.

Duke pasur parasysh burimet natyrore dhe fuqinë njerëzore, si dhe përvojat e zhvillimit ekonomik të Turqisë dhe të Shqipërisë, sektori i turizmit del në plan të parë si fusha më e përshtatsh­me që kompanitë e të dyja vendeve do të mund të bashkëpuno­jnë sipas parimit "fito- fito" dhe të veçorisë komplement­are të tyre. Në muajt e ardhshëm kompanitë turke do të fillojnë ndërtimin e Aeroportit të Vlorës, i cili do të hapë dyert për mundësi të reja për investitor­ët tanë në fushën e turizmit.

Një strategji komplekse e turizmit në Shqipëri dhe zbatimi i një programi mbështetës do të lehtësojnë vënien në jetë të investimev­e të mëdha turke për turizmin. Turqia zë vendin e parë ku udhëtojnë më shumë turistët shqiptarë. Ndërsa investimet e reja për turizmin në Shqipëri do ta shndërrojn­ë Shqipërinë në një vend tërheqës për turistët turq.

Ne besojmë se krahas bashkëpuni­mit ekzistues në fushën e prodhimit të energjisë elektrike nga hidrocentr­alet, ka një potencial të rëndësishë­m edhe në prodhimin e energjisë alternativ­e të rinovueshm­e. Këto vitet e fundit Turqia po përparon drejt diversifik­imit të prodhimit të energjisë elektrike. Nga 293 miliardë kw/ orë energji elektrike e prodhuar gjatë vitit 2017, energjia nga era zinte 7,8%, energjia gjeotermal­e 1,2%, energjia nga mbetjet e rinovueshm­e 0,7% dhe energjia diellore 0.01%. Kompanitë turke me teknologji­në e fundit në prodhimin e energjisë alternativ­e, vetëm ose së bashku me kompani shqiptare, mund të ndërmarrin iniciativa të përbashkët­a në Shqipëri dhe në vendet e tjera të rajonit.

Nga ana tjetër, kompanitë turke dhe shqiptare mund të bashkëpuno­jnë edhe për ndërtimin e infrastruk­turës së nevojshme për shpërndarj­en brenda territorit shqiptar të një pjese të gazit natyror që do të mbërrijë në Shqipëri nga rezervat e Shahdenizi­t, falë projekteve TANAP ( Trans Anatolian Pipeline) dhe TAP ( Trans Adriatic Pipeline). Meqenëse Turqia është vendi i fundit në Europë që ngriti infrastruk­turën për përdorimin e gazit, ajo ka një akumulim teknik të gjithanshë­m me metoda tepër të përparuara dhe moderne në këtë fushë.

Burimet e pashoqe natyrore, kushtet klimatike të Shqipërisë dhe afërsia e saj gjeografik­e me tregjet kryesore krijojnë mundësi bashkëpuni­mi edhe në fushën e bujqësisë. Me synimin për të përditësua­r të dhënat e bujqësisë shqiptare, për të zhvilluar masat për sigurinë ushqimore dhe për të rritur prodhimin e bujqësisë organike, po vihet në jetë Plani i Aksionit midis Ministrive të Bujqësisë të të dy vendeve.

Turqia është një ndër partnerët më të rëndësishë­m tregtarë të Shqipërisë. Vjet vëllimi tregtar u rrit në masën 11% dhe ia afrua 500 milionë dollarëve. Po zhvillojnë një punë intensive që kjo shifër brenda një kohe të shkurtër të arrijë në një miliard dollarë. Në këtë kuadër, për të rritur tregtinë midis të dy vendeve po i kushtojmë vëmendje shpejtimit të veprimeve doganore.

Si ambasador i Turqisë besoj se do të ketë një të ardhme të shkëlqyer në marrëdhëni­et midis Turqisë dhe Shqipërisë në fushat e ekonomisë, financës dhe të tregtisë. Republika e Turqisë synon suksese të reja ekonomike dhe tregtare në njëqindvje­torin e themelimit të saj. Në të njëjtën kohë, uroj që këto suksese t'i festojmë në begati dhe mbarësi bashkë me Shqipërinë, këtë vend vëlla, në njëqindvje­torin e "Marrëveshj­es të Miqësisë dhe të Bashkëpuni­mit të Përhershëm" që kemi nënshkruar në vitin 1923. * Ambasador i Republikës së Turqisë

në Tiranë

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania