Gazeta Shqiptare

Bundesliga, Shalke fiton derbin e Ruhrit

Blutë thyejnë Dortmundin 2- 0 në "Veltins Arena"

-

Shalke

ka arritur të fitojë në ndeshjen direkte për një vend në Europë përballë Borusia Dortmundit me rezultatin e pastër 2- 0, duke blinduar kështu vendin e dytë me 4 pikë më shumë se Leverkusen­i dhe Dortmundi. Në derbin e Ruhrit të luajtur në "Veltins Arena", blutë e Tedeskos kanë arritur të sigurojnë 3 pikë dhe të lënë një rival jashtë gare për këtë pozicion. Pjesa e parë është mbyllur me rrjeta të paprekura, me Shalken që e ka kërkuar më shumë golin, por pa arritur ta gjejë. Por gjithçka do të ndryshojë në fraksionin e dytë. Konopliank­a ka shënuar golin e avantazhit në minutën e 50- të, pasi mposhti portierin Buerki me një gjuajtje të fortë në shtyllën e dytë. Në pjesën e mbetur të lojës, Dortmundi ka mundur të fitojë terren në fushë, por në minutën e 82- të, ka qenë Naldo ai që ka shuar shpresat e verdhezinj­ve për të barazuar, duke shënuar edhe golin e dytë për Shalken. Braziliani ekzekuton fuqishëm një goditje dënimi, duke bërë të shpërthejë tifozëria vendëse për një sukses të merituar ndaj rivalit të përjetshëm.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania