Gazeta Shqiptare

Paloka: Prokuroria falsifikoi orën e arrestimit të kuksianëve

Basha në Berlin, porositë e nënkryetar­it dhe ish- kryeminist­rit për deputetët e PD- së "S'do ketë qetësi për Ramën pa liruar kuksianët"

- Valentina Madani

Partia Demokratik­e de noncoi dje përmes fak teve konkrete falsifikim­in sipas saj nga prokuroria, të orës së arrestimit të qytetarëve kuksianë që protestuan kundër tarifës së Rrugës së Kombit. Pas mbledhjes së grupit parlamenta­r të PD- së, nënkryetar­i demokrat Edi Paloka tha se Rama nuk do të gjejë qetësi derisa të lirohet i fundit nga 11 kuksianët që janë të paraburgim. Paloka bëri të qartë se edhe aksioni i opozitës brenda dhe jashtë parlamenti­t do të jetë i lidhur me drejtësinë për kuksianët. "Kemi prova që tregojnë qartazi se kuksianët janë rrëmbyer nga shtëpitë e tyre në kundërshti­m të ligjit, në mes të natës, në mënyrën më shtazore. Pas këtij akti, prokuroria e cila gjithashtu është në duart e Edi Ramës guxoi dhe falsifikoi orën kur qytetarët e Kukësit u rrëmbyen. Nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën derisa qytetari i fundit i Kukësit të mbahet në mënyrë të padrejtë në burg. E ka pranuar me gojën e tij që fajtori ishte vetë ai, ndërkohë qytetarët e Kukësit janë në burg. Të jetë i bindur Rama se ne si opozitë në çdo moment do të vazhdojmë të jemi në krah të qytetarëve kuksianë, atyre që protestuan për të drejtën e tyre dhe sidomos të këtyre, që sot mbahet padrejtësi­sht në burg. Derisa i fundit i tyre të lirohet nuk do të ketë qetësi për Edi Ramën dhe qëndrimet tona jo vetëm në parlament do të jenë të lidhura me drejtësinë ndaj qytetarëve të Kukësit", deklaroi z. Paloka.

POROSITË

Në mungesë të kryetarit të PD- së, Lulzim Basha, i cili po zhvillon një vizitë zyrtare në Berlin, mbledhjen e djeshme të grupit parlamenta­r e drejtoi nënkryetar­i demokrat, Edi Paloka. Burime brenda mbledhjes bëjnë të ditur se z. Paloka ka folur për vijimësinë e protestave deri në largimin e kryeminist­rit Edi Rama. Duke përgëzuar aksionin e së shtunës në Shkodër, Paloka tha se

protesta duhet të ketë edhe në Vlorë. Të njëjtat burime konfirmojn­ë se mbledhjes nuk i kanë munguar porositë edhe nga lideri historik i të djathtëve, Sali Berisha. "Të shumëfisho­jmë kontaktet me qytetarët dhe të vijojë përballja me pushtetin duke gjetur forma e risi të reja. Duhet të dalim derë më derë me fletëpalos­je në mbrojte të biznesit të vogël. Rama po tenton të krijojë një diktaturë të re, prandaj duhet edhe reagimi i duhur. Rama vetëm propagando­n, gjendja ekonomike është më e rënda që ka pasur

Shqipëria", theksoi z. Berisha. Kurse nënkryetar­i i PD- së, Edi Paloka bëri të ditur se nuk do të ketë më normalitet të punimeve të Kuvendit. "Nuk ka normalitet në komisione dhe parlament derisa të lirohen Rasti i arrestimit të kuksianëve u denoncua dje edhe nga kryetari i Partisë Demokratik­e, Lulzim Basha, i cili publikoi edhe videon nga momenti i arrestimit. Basha shprehet se rrëmbimi i qytetarëve kuksianë në mes të natës flet për një krim shtetëror dhe bashkëpuni­m kriminal mes policisë së prokuroris­ë.

kuksianët dhe Rama të mbajë përgjegjës­i për fyerjen ndaj shqiptarëv­e. Rama nuk duhet të lihet i qetë në asnjë hap dhe në asnjë moment si në Shkodër, ashtu edhe në Vlorë", theksoi z. Paloka.

 ??  ?? Protesta e Rrugës së Kombit
Protesta e Rrugës së Kombit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania