Gazeta Shqiptare

DASH i ndalon hyrjen në SHBA, Doshi: Çdo gjë do të sqarohet

Ish- deputeti mori vizë dhe shkoi në Amerikë për herë të parë në 2013 "Le të ma vërtetojnë korrupsion­in, s'kam firmosur asnjë dokument"

- Darina Tanushi

Departamen­ti i Shtetit i ndalon hyrjen në Shtetet e Bashkuara deputetit Tom Doshi dhe familjes së tij. Pas ishkryepro­kurorit Adriatik Llalla, Tom Doshi bëhet zyrtari i dytë nga Shqipëria, të cilit i ndalohet hyrja në Shtetet e Bashkuara për shkak të përfshirje­s në raste madhore korrupsion­i, bën me dije "Zëri i Amerikës". Në bazë të ligjeve amerikane, kur Sekretari i Shtetit ka informacio­ne të besueshme se një zyrtar i huaj është përfshirë në raste madhore korrupsion­i, ose shkelje të të drejtave të njeriut, atij dhe familjes së tij të ngushtë i ndalohet hyrja në Amerikë. Sekretari i Shtetit mund t'ia bëjë njoftimin zyrtarit privatisht ose në publik. Në bazë të njoftimit të sotëm, deputeti Doshi, bashkëshor­tja e tij Xhovana Doshi, vajza e madhe Briana Doshi, djali në moshë madhore James Doshi dhe fëmijët në moshë të mitur nuk lejohen të hyjnë në Amerikë. Pas publikimit të këtij lajmi, Doshi reagoi duke thënë se nuk kishte dijeni për një masë të tillë. "Nuk kam dijeni për këtë vendim. Mua nuk më ka ardhur një vendim i tillë. Gruaja ime dhe fëmijët e mi kanë pasaportë australian­e. Ndërsa unë kam pasur vizë amerikane, por më ka skaduar. Në momentin që kam aplikuar sërish për vizë, më kanë kërkuar dokumente nga prokuroria. Por duke qenë se në atë kohë isha në hetim, nuk çova dokumente shtesë dhe viza mbeti pezull", u shpreh Doshi për mediat. Sipas tij, çdo gjë do të sqarohet. Në përgjigje të asaj që thuhet në shënimin e DASH se një zyrtari të lartë i ndalohet hyrja kur është i përfshirë në raste madhore korrupsion­i, deputeti Doshi tha: "Në jetën time nuk kam firmosur asnjë dokument, po të duan të ma vërtetojnë korrupsion­in".

HISTORIKU

Në 30 tetor të vitit 2013, ish- deputeti socialist mori një vizë njëvjeçare me shumë hyrje dalje për në SHBA. Ishin pikërisht kabllogram­et e së famshmes "Wikileaks", të cilat ngjallën në vitin 2011 debate për disa nga politikanë­t që "janë të lidhur me krimin e organizuar". Ndaj edhe emri i deputetit të PS- së u lakua në atë kohë si një prej tyre bashkë me emra të tjerë. Madje u tha se pikërisht për shkak të këtyre informacio­neve atij i ishte refuzuar viza amerikane dhe nuk lejohet të shkojë në SHBA. Doshi ka thënë në atë kohë se nuk i ishte refuzuar asnjëherë viza amerikane. Hera e parë që aplikonte sipas tij, ka qenë në vitin 2013, vit në të cilin ai zhvilloi edhe një vizitë në SHBA. Pikërisht në 14 nëntor të 2013, Doshi ka qenë në një vizitë në SHBA, ku është takuar me disa kongresmen­ë. Madje në disa foto të ruajtura nga "Gazeta Shqiptare", ai ka dalë me kongresmen­in e njohur Eliot Engel dhe në tjetrën me kryetarin e fushatës presidenci­ale Obama- Biden 2012, njëherësh edhe një mik i ngushtë i Obamës.

 ??  ??
 ??  ?? Tom Doshi me kongresmen­in Eliot Engel në SHBA në nëntor 2013
Tom Doshi me kongresmen­in Eliot Engel në SHBA në nëntor 2013
 ??  ?? Faksimile e njoftimit të DASH
Faksimile e njoftimit të DASH

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania