Gazeta Shqiptare

Rama, deputetëve të PS: Dilni në terren, jeni kthyer në agallarë

Kryeminist­ri u kërkon ligjvënësv­e të mos provokohen nga opozita

-

Kryetari

i PS- së, Edi Rama iu kërkoi dje deputetëve në grupin parlamenta­r që të zbresin në terren dhe të merren me njerëzit. Në mbledhjen e djeshme, kryeminist­ri është shprehur i pakënaqur me deputetët, por pa përmendur emra në veçanti. "Disa prej jush kanë shkuar drejt apatizmit, janë kthyer në agallarë. Duhet të shkoni në zonë, të zgjidhni hallet e njerëzve", mësohet të jetë shprehur kryeminist­ri. Rama ka kërkuar që të punohet më shumë me bazën, sikur zgjedhjet të ishin këtë qershor. "Të punohet më shumë me bazën. Të shpërndahe­ni nëpër zonat tuaja. Drejtuesit e degëve në rrethe të jenë të përkushtua­r. Angazhimi në terren duhet të jetë maksimal. Të punojmë sikur zgjedhjet të jenë këtë qershor", mësohet të ketë thënë kryeminist­ri e njëherësh kryetari Rama. Në mbledhje ka pasur një ndërhyrje nga deputeti i Fierit, Ismet Beqiri, i cili ka pasur ankesa për drejtorët, të cilët sipas tij, po sillen sikur të jenë ministra. Deputeti ka kërkuar më shumë vëmendje për punësimet, por kryeminist­ri Rama mësohet t'i ketë thënë se "administra­ta është ajo që është e ndaj po punohet për ta përmirësua­r, por edhe ndërhyrjet duhet të kenë një logjikë dhe një kufi". Ndërkohë, në mbledhje Rama ka kërkuar nga deputetët e ministrat që të mos provokohen nga deputetët e opozitës, nisur nga ngjarja e fundit që ndodhi me ministrin Bushati, i cili u hodhi ujë deputetëve të opozitës në seancë. Rama mësohet t'u ketë kërkuar deputetëve të tij të ruajnë qetësinë. "Nuk duhet t'u kundërpërg­jigjemi provokimev­e të opozitës", mësohet të ketë thënë Rama.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania