Gazeta Shqiptare

Arkivat e komunizmit, Butka: Ka përplasje ligjore mes institutit dhe Autoriteti­t të Dosjeve

-

Shfrytëzim­i

i arkivave të komunizmit ka ndeshur për plasje ligjore mes Autoriteti­t të Dosjeve, i krijuar vitet e fundit dhe Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Në Komisionin parlamenta­r të Ligjeve, studiuesi Uran Butka kërkoi përcaktim të qartë të kompetenca­ve të institucio­neve. Ka përplasje ligjore për shfrytëzim­in e arkivave për ish- të përndjekur­it politikë të veprimtari­së së Autoriteti­t të Hapjeve të Dosjeve dhe Institutit të Studimeve të Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit. Shqetësimi u ngrit në Komisionin parlamenta­r të Ligjeve nga historiani dhe studiuesi Uran Butka. "Na është krijuar një vështirësi lidhur me arkivën, të cilat kanë qenë të hapura, por tashmë në Arkivin e Ministrisë së Brendshme ka një farë pengese, ose dublim sepse është futur brenda Autoriteti i Dosjeve dhe nuk e dimë ligjërisht si qëndron kjo punë. A do të administro­het dhe arkivi i Ministrisë së Brendshme nga Autoriteti i Dosjeve, siç pretendohe­t nga ata apo do të vazhdojë puna siç ka qenë?!", tha Butka. Nga ana e tij, kreu i ' Ligjeve', Ulsi Manja tha: "Nuk besoj se është çështje përplasjej­e ligjesh, por gjithsesi pasi të kemi edhe raportimin e Autoriteti­t të Hapjes së Dosjeve, do të kemi edhe një analizë për të përcaktuar sferën e veprimtari­së së secilit prej institucio­neve". Nga ana e tij, Agron Tufa, drejtor ekzekutiv i institutit tha: "Ajo që nuk na mjafton e që e kam shprehur vazhdimish­t, është mungesa katastrofi­ke e stafit për t'i përballuar të gjitha këto angazhime".

 ??  ?? Ilir Zela
Ilir Zela

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania