Gazeta Shqiptare

TVSH 0 për kooperativ­at, Halilaj: Nxisim bashkëpuni­min në shitje dhe prodhim

"Do të shpërndahe­n 2.56 miliardë lekë në grante për të mbështetur bujqësinë" "Për të krijuar një shoqëri duhen minimalish­t 7 anëtarë"

-

Fermerët që do të bash kohen në shoqëri të bashkëpuni­mit bujqësor nuk do të jenë pjesë e skemës së TVSH- së. Ministria e Bujqësisë ka propozuar që kjo ngarkesë fiskale që kanë pasur deri më sot këto njësi të hiqet për nxitur bashkimin e fermerëve. zv. ministri i Bujqësisë, Ilir Halilaj thekson se mjafton që bashkëpuni­mi të jetë vetëm në prodhim dhe në shitje, dhe për të krijuar një shoqëri duhen minimalish­t 7 anëtarë. "Deri më sot fermerët individual­ë ishin të përjashtua­r nga deklarimi i TVSH- së deri në pragun 5 milionë lekë. Aktualisht funksionoj­në 25 shoqëri të bashkëpuni­mit bujqësor dhe xhiro vjetore totale llogaritet në rreth 25 milionë lekë. Bashkimi në kooperativ­a do të sillte më pak kosto administra­tive për fermerët, mundësi më të larta për të përfituar fonde nga skemat subvencion­uese, si dhe mundësi për të qenë përfitues të lehtësive të tjera, që mund të ndërmerren nga Ministria e Bujqësisë. Vendimi pritet të miratohet në mbledhjen e radhës të qeverisë", - thotë zëvendësmi­nistri.

SUBVENCION­ET

Shteti shqiptar do të shpërndajë 2.56 miliardë lekë në grante për të mbështetur bujqësinë dhe zhvillimin rural. Skema e re përfshin mundësi financimi që nga mbjelljet e reja e deri tek investimet në sera, teknikat e ujitjes, shtimin e kafshëve, blerjen e makinerive e deri tek hapja e dyqaneve për të tregtuar produkte vendi. Ministria e Bujqësisë ka përgatitur një "skemë" dhe fondet për secilën pikë të saj do të jenë të kufizuara, në mënyrë që fermerët të diversifik­ojnë produktin dhe investimet në bazë të nevojave të vendit. Në këtë rast, aplikimi për një nga skemat që ka fondin më të madh i jep fermerit shansin më të lartë për të përfituar. Sipas vendimit të ministrit të Bujqësisë, pjesa më e madhe nga fondi i programit do të shkojë për ndërtimin e serave diellore për kultivimin e domates, kastraveci­t dhe specit. Për këtë zë, qeveria ka vendosur të financojë plot 626.4 milionë lekë. Një vlerë të madhe financimi do të jepet edhe për krerët e lindur të matrikullu­ar në fermat me mbi 100 dele/ dhi ose mbi 20 lopë. Për këtë zë, nga programi do të jepen 243.6 milionë lekë. Një pjesë të madhe të buxhetit e zë gjithashtu ndërtimi i ther- toreve, si dhe mbështetja për pikat e grumbullim­it dhe fermerëve që blejnë fidanë. Sa u takon kulturave bujqësore, pjesa më e madhe e fondit do të shkojë për mbjelljen e ullinjve me fidanë autoktonë dhe për mbjelljen e lajthisë dhe shegës, si dhe vreshtave.

KRITERET

Sipas vendimit, mësohet se aplikuesit duhet të jenë shtetas shqiptarë ose kompani me bashkëpron­ësi, njëri nga të cilët të jetë shqiptar. Përfitues sipas masave mbështetës­e mund të jenë fermerë individual­ë, grup fermerësh, subjekte me status fizik, juridik, SHBB, OMP ose OJF. Fermerët individual­ë duhet të jenë të pajisur me NIPT- in e fermerit. Ndërsa SHBB- të, OMP- të dhe personat fizikë dhe juridikë të jenë të pajisur me NIPT/ NUIS. Duhet të dorëzohet ekstrakti i regjistrim­it në QKB dhe mbështetja financiare për masat mbështetës­e të jetë sipas hartës bujqësore dhe përcaktime­ve në këtë udhëzim. "Gazeta Shqiptare" publikon të plotë shpenzimet e detajuara me fondin e planifikua­r, së bashku me pikën përkatëse të skemës.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania