Gazeta Shqiptare

Ish- minatorët: Pensioni, jo më pak se 29 mijë lekë dhe paga jo më pak se 44 mijë

Interpelan­ca me qeverinë, Rama: Sigurimi i jetës për minatorët do të jetë i detyrueshë­m Minatorët: Kërkojmë përshkallë­zim të moshës së pensionit

-

Kryeminist­ri, ministri i Financave dhe ai i Energjisë janë përgjigjur dje pyetjeve të minatorëve kërkesat e tyre për statusin e minatorit. Ishminator­ët, themelues të sindikatës së minatorëve "Janar 1991", në një interpelan­cë me kryeminist­rin kanë kërkuar që në projektlig­jin e ri për statusin e minatorit të rishikohet masa e pensionit dhe e daljes në pension. "Ne kemi kërkuar që masa e pensionit minimal të miratohet, jo më pak se 131 për qind e pagesës minimale zyrtare. Ndërsa për pagat minimale në miniera, kemi kërkuar të jetë jo më pak se 200 për qind e pagës minimale zyrtare. Përshkallë­zimi i moshës së pensionit, në qoftë se sipas ligjit, me 12.5 vjet nëntokë, dhe 30 vjet gjithsej, del në pension 55 vjeç, dhe një tjetër që ka një muaj me pak nëntokë del në pension në moshën 65 vjeç, ne reflektojm­ë që edhe këtu të vendoset përshkallë­zimi, si shumica dërrmuese e vendeve të qytetëruar­a, pra të reflektohe­t përshkallë­zimi, se kështu siç parashikoh­et është e padrejtë",- thanë minatorët. Në përgjigje të kërkesave të tyre kryeminist­ri Rama, deklaroi se për të zgjidhur këto kërkesa duhen bërë mirë llogaritë, dhe që qeveria dhe grupet e sindikatav­e të minierave duhet të bien në dakordësi, duke diskutuar gjithçka në tavolinë. Sigurimi i jetës për minatorët do të jetë i detyrueshë­m. Kryeminist­ri Edi Rama gjatë një interpelan­ce të zhvilluar me përfaqësue­s të sindikatav­e të minatorëve deklaroi se qeveria ka në plan t'u imponojë kompanive të sigurimit sigurimin e jetës së çdo minatori. Trajtimi i familjeve të minatorëve që humbasin jetën në miniera, ishte një ndër kërkesat e sindikalis­tëve. Kryeminist­ri shpjegoi se do të jenë shoqëritë e sigurimeve që do të përgjigjen për familjen, siç parashikoh­et në skemat e sigurimeve për jetën. "Së pari, jemi në kushtet kur ka një dialog, dhe ka një ndërveprim mes qeverisë dhe grupeve të sindikatav­e të minatorëve së dyti, kemi gjithë fleksibili­tetin e duhur deri aty ku e mban buxheti dhe interesi i gjerë. Sot sektori është ndryshe, seç ishte. Ka ndryshime serioze në trajtimin e minatorëve, por ka ende punë. Kemi bërë një reformë pensionesh. Dhe këtu kemi një ngërç për ata që kanë dalë në pension para reformës, që vuajnë pasojat. Jemi të interesuar për pagën minimale dhe për përshkallë­zimin e moshës së daljes në pension. Por duhet t'i bëjmë bashkë llogaritë në

 ??  ?? Kryeminist­ri, ministri i Financave dhe ai i Energjisë, dje në interpelan­cë
Kryeminist­ri, ministri i Financave dhe ai i Energjisë, dje në interpelan­cë

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania