Gazeta Shqiptare

Paralajmër­imi, Fatmir Xhafaj: Policia do ua nxijë jetën grupeve kriminale

Takimi në Elbasan, ministri: "Forca e Ligjit" është operacion i suksesshëm "Në 3- 4 muaj kemi goditur 7 grupe me 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtarë"

-

Shteti është më i fortë se çdo lloj krimineli. Për secilin prej tyre duhet të jetë shumë e qartë që policia do t'ua nxijë jetën, në mënyrë që veprimtari­a e tyre kriminale të mund të përballet me drejtësinë, të ndëshkohet në formën e saj më të ashpër. Sepse krijojnë shqetësime për sigurinë, rendin, jetën e qytetarëve, ekonominë, pasurinë. Dhe këtu ne jemi në një betejë pa kompromis". Kështu deklaroi dje ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj nga Elbasani. Gjatë aktiviteti "Forumi Qytetar për Sigurinë Publike", që u zhvillua në këtë qytet, ai tha se brenda pak muajsh janë goditur 7 grupe kriminale dhe janë arrestuar drejtues dhe anëtarë të këtyre grupeve. Kreu i Ministrisë së Brendshme u shpreh se në këtë qytet veprojnë 2- 3 grupe kriminale. Ai theksoi se ata janë identifiku­ar, ndërsa tashmë po punohet për dokumentim­in dhe për t'i vendosur para drejtësisë me çdo lloj sakrifice. "Kam qenë i pranishëm pak muaj më parë në një takim të këshillit të sigurisë këtu në Elbasan, pjesë e një projekti të rëndësishë­m, projekti policimi në komunitet. Ishte pjesëmarrj­a në këtë takim që u bë pikënisje për ta zgjeruar më tej këtë koncept dhe për të ndërtuar një marrëdhëni­e të re të policisë me qytetarët, me komuniteti­n. Ky forum nuk është një institucio­n. Është pikënisja për të realizuar këtë filozofi mes policisë, organeve të qeverisjes vendore dhe grupeve të tjera për të pasur më shumë rend, qetësi dhe siguri", pohoi Xhafaj. Ndërkaq, gjatë fjalës së tij tha: Policia është para disa sfidave që kanë të bëjnë me rendin. Në zbatim të disa prioritete­ve është e angazhuar në disa sfida me rëndësi, luftën kundër krimit dhe parandalim­in e terrorizim­it. Angazhim për t'u përballur me krimin e organizuar. Plan

masash konkrete për të goditur grupet kriminale. Dua të them që ' Forca e Ligjit' është operacion i suksesshëm. Kemi skeduar të gjitha grupet kriminale në Shqipëri apo që ushtrojnë aktiviteti­n jashtë vendit. Jo vetëm që i kemi evidentuar, por me bashkëpuni­min e Prokuror-

isë kemi goditur një pjesë të rëndësishm­e të këtyre. Kemi goditur 7 grupe kriminale me 100 persona të arrestuar, drejtues apo anëtar të këtyre grupeve kriminale. Jemi të angazhuar për ndëshkimin e këtyre grupeve kriminale. Për t'i vënë para përgjegjës­isë dhe ligjit".

 ??  ?? Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dje në Elbasan
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj, dje në Elbasan

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania