Gazeta Shqiptare

Paloka, Xhafajt: A e ke skeduar vëllain tënd dhe të Ramës që drejtojnë trafikun e drogës?

-

TIRANË - Deputeti i Partisë Demokratik­e, Edi Paloka iu përgjigj dje ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj, i cili deklaroi se policia ka skeduar grupet kriminale dhe do t'i godasë shumë shpejt. Paloka i drejtoi 4 pyetje dhe përmend disa emra të njohur, lidhjet e të cilëve siç thotë, me trafikantë­t e drogës duhet të hetohen. Sipas demokratit, ministri duhet ta nisë hetimin nga vëllai i tij. "Është gjë e mirë që, pas 5 vjetësh në pushtet, qeveria thotë se ka skeduar grupet kriminale dhe do t'i godasë, por ky është një film i parë 5 vjet më parë. Atëherë u premtua se brenda 300 ditëve do të vendosej rendi dhe siguria dhe krimi do të shtypej, por ajo që ndodhi ishte kanabizimi i vendit dhe një ministër i Brendshëm në krye të trafikut të drogës, që sot duhet të ishte në burg. Sot ( dje), Fatmir Xhafaj duhet të japë përgjigje: A e ka skeduar të vëllain Agron Xhafaj, të dënuar në Itali për trafik ndërkombët­ar kokaine dhe aktualisht është një nga kokat e trafikut të drogës në Vlorë?

A e ka skeduar grupin e Arbër Çekajt të drogës kolumbiane, ku bën pjesë edhe Olsi Rama, vëllai i kryeminist­rit?

A e ka regjistrua­r grupin e Qazim Sejdinit dhe dhëndrit të tij në Elbasan, ku përfshihet edhe kompania e gruas së Sejdinit, që është nën hetim për trafik droge?

A e ka regjistrua­r grupin e Lulzim Berishës dhe Emiljano Shullazit?

Nëse vërtet do që të luftojë krimin e organizuar dhe lidhjet me qeverinë e Ramës, përgjigjet për këto pyetje Fatmir Xhafaj duhet t'i bëjë publike dhe t'i kërkojë ndihmë çdo qytetari që ta ndihmojë", - shprehet demokrati.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania