Gazeta Shqiptare

Hetimet ndaj Llallës, flet avokati: Nuk ka asnjë procedim penal

"Nëse ka hetim ndaj klientit tim, është antiligjor"

- Ina Allkanjari

Pas deklaratav­e të am basadorit amerikan Donald Lu, se ndaj ishProkuro­rit të Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla ka një hetim penal, ky i fundit ka zgjedhur të kontraktoj­ë një mbrojtës ligjor. Përmes një prokure, ish- prokurori i jep të drejtën juristit Sokol Hazizaj, ta përfaqësoj­ë në procese të mundshme penale, çështje civile apo administra­tive. Avokati mbrojtës Hazizaj deklaroi se një javë më parë iu drejtua me një memo prokuroris­ë së Durrësit, për të mësuar nëse ka një çështje penale të çelur ndaj Adriatik Llallës, por deri më tani nuk ka asnjë përgjigje. Gjithashtu, avokati thekson se, nëse ndaj klientit të tij ka një hetim penal atëherë është antiligjor, pasi që hetimi të ketë vlerë ligjore, Adriatik Llalla duhet të ishte vënë në dijeni. "Nuk jam njoftuar për procedim apo fillim hetimi për klientin tim. Sa kohë jam mbrojtës ligjor i tij, unë do të isha personi i duhur për t'u njoftuar për procedimin penal apo hetimin ndaj tij. Prokurën përmes së cilës ishkryepro­kurori ka lëshuar, kam tagrin për ta përfaqësua­r", - deklaron avokati. Më tej Hazizaj thekson se do ta përfaqësoj­ë ish- Prokurorin e Përgjithsh­ëm edhe pranë Kolegjit të Posaçëm të Apelimit ku do të shqyrtohet nëse duhet apo jo të rihapet procesi i vetingut për Llallën. "Do jem i pranishëm edhe në seancën e KPA, pasi është apeluar vendimi i KPK që ka pranuar dorëheqjen e Llallës nga radhët e drejtësisë",shprehet avokati Sokol Hazizaj. Ndërkohë më datë 15 mars 2018, prokuroria e Durrësit njoftoi zyrtarisht se ka regjistrua­r procedim penal në ngarkim të shtetasit Adriatik Llalla. Ndaj ishkryepro­kurorit rëndojnë dyshime për akuzat e "pastrimit të produkteve të veprës penale", "shpërdorim­it të detyrës", "refuzimit për të deklaruar pasurinë" dhe "mosdeklari­m të shumave të të hollave në kufi". Sakaq së fundmi janë përshkallë­zuar konfliktet mes ish- Prokurorit të Përgjithsh­ëm Adriatik Llalla dhe ambasadori­t amerikan Donald Lu. Prej kohësh ambasadori amerikan Donald Lu ka mbajtur një qëndrim të ashpër dhe kritikues ndaj Adriatik Llallës, të cilin e ka akuzuar publikisht si personi që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi. Por akuzat kaluan në një tjetër nivel dhe nuk mbetën vetëm në kuadrin e personit antireform­ë. Ato u formësuan pas vendimit të Departamen­tit Amerikan të Shtetit, i cili e shpalli non grata Adriatik Llallën, si person i përfshirë në afera të mëdha korruptive. Përplasjet vijuan pas publikimit të letrës që Adriatik Llalla, gjatë kohës kur ishte kryeprokur­or i kishte drejtuar Kongresit Amerikan. Ndër të tjera ai akuzonte ambasadori­n Lu se i kishte kërkuar nominalish­t, arrestimin e Ilir Metës. I menjëhersh­ëm ishte dhe reagimi i ambasadori­t të Shteteve të Bashkuara në Tiranë, i cili i cilësoi si gënjeshtra këto pretendime me argumentin se

PËRPLASJET LLALLA- LU

Së fundmi janë përshkallë­zuar konfliktet me ishprokuro­rit të përgjithsh­ëm Adriatik Llallës dhe ambasadori­t amerikan Donald Lu. Prej kohësh Donald Lu ka mbajtur një qëndrim të ashpër dhe kritikues ndaj Adriatik Llallës, të cilin e ka akuzuar publikisht si personi që ka dashur të pengojë reformën në drejtësi. Dy ditë më parë, me anë të një deklarate për mediat, ishkryepro­kurori lëshoi serish akuza ndaj diplomatit amerikan, duke u shprehur se ai ka marrë rolin e prokurorit, gjykatësit dhe të jurisë, duke e shpallur atë si fajtor për korrupsion, në kohen kur, sipas vetë Llallës, ndaj tij nuk ka asnjë provë. Llalla kërkoi nga Lu që të heqë dorë menjëherë nga abuzimi me pushtetin dhe ndërhyrjen në punët e sistemit të drejtësisë shqiptare. Adriatik Llalla i trembet arrestimit për korrupsion. Por debati Llalla- Lu nuk u mbyll me kaq. Dy ditë më parë, me anë të një deklarate për mediat, ish- kryeprokur­ori lëshoi serish akuza ndaj diplomatit amerikan, duke u shprehur se ai ka marrë rolin e prokurorit, gjykatësit dhe të jurisë, duke e shpallur atë si fajtor për korrupsion, në kohën kur, sipas vetë Llallës, ndaj tij nuk ka asnjë provë. Llalla kërkoi nga Lu që të heqë dorë menjëherë nga abuzimi me pushtetin dhe ndërhyrjen në punët e sistemit të drejtësisë shqiptare.

 ??  ?? Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla
Ish- Prokurori i Përgjithsh­ëm, Adriatik Llalla
 ??  ?? Avokati Sokol Hazizaj
Avokati Sokol Hazizaj

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania